Rama: Aleanca me LSI do të
jetë mbi një kartë parimesh
Kryetari i PS Edi Rama tha se bashkëpunimi mes PS dhe LSI do të jetë mbi një kartë parimesh. Ai nënvizoi se Berishën nuk e shpëton asgjë nga humbja më 23 qershor dhe sikur të ketë gjithë anëtarët e KQZ.
TIRANE - Kryetari i PS Edi Rama tha se bashkëpunimi mes PS dhe LSI do të jetë mbi një kartë parimesh. Ai nënvizoi se Berishën nuk e shpëton asgjë nga humbja më 23 qershor dhe sikur të ketë gjithë anëtarët e
KQZ.
Për «TCh», kreu i PS Rama flet për koalicionin me LSI dhe KQZ.
Zhvillimet e fundit në KQZ...?Jo vetëm që PS me LSI duhet të bashkoheshin, por bashkimi është një hap i natyrshëm për t’i dhënë fund një anomalie në sistemin politik shqiptar, pasi gjithë ajo që ka ndodhur me KQZ është një shprehje brutale e së vërtetës që zgjedhjet janë të kërcënuara dhe që kërcënimi vjen nga i njëjti person dhe e njëjta parti.
Ka debate përse LSI ka ende një vendim politik për vendorët...?Nuk po flas për një vendim, por për një funksionim të natyrshëm. Sot ka pasur një deklaratë, të thënë troç nga Brukseli, për atë që ndodh me KQZ, që do thotë se dhe bashkësia ndërkombëtare e ka sosur durimin.
Fakti që balanca politike ndryshon, mbase imponon një ribarazim?Jo, nuk është ashtu. Së pari s’është ndonjë blasfemi që PD është në pakicë, pasi e tillë është.
Do të tentoni gjetjen e një kompromisi?S’ka kompromis për marrëveshjen që është sanksionuar mbi shumicën e cilësuar. Drejtohemi nga një personazh që ligjin e konsideron si një letër pa vlerë, kur është në nevojë.
Kjo marrëveshje me LSI thatë që garanton votën e shqiptarëve?Vota jonë sot është shumë më e mbrojtur pasi shumica që përfaqësojmë është e pakapërcyueshme nga vjedhjet, deformimet, nga makineria e vjedhjeve me shofer Sali Berishën.
Nëse PD e bën fakt të kryer zëvendësimin në KQZ, cilët janë hapat që do ndiqni? Preket anëtari i PBDNJ?Ne nuk shkelim ligjin dhe dy gjëra duhet të dinë mirë njerëzit, të vetmuarin Sali nuk e shpëton dot nga disfata e 23 qershorit asgjë, sikur të marrë të gjithë KQZ dhe në vend të anëtarëve të vendosi shtatë salianë s’do përmbysë dot vullnetin e shqiptarëve. Nëse do ndodhë, procesi do jetë i kontenstuar ndërkombëtarisht që pa u mbajtur zgjedhjet.
Ambasada e SHBA në Tiranë shpreh mbështetjen e saj për shtyrjen e votimit për zëvendësimin e anëtarit të KQZ do negocioni...?Ne nuk kemi asgjë për të lëshuar pasi nuk kemi kapur asgjë.
Marrëveshja, thatë do bëhet publike së shpejti e plotë?Jemi duke punuar mbi një kartë parimesh, që do ta bëjmë publike në momentin e duhur, përpara se të shpallet përfundimisht gjithë fronti i koalicionit tonë, ku presim të bashkohen edhe të tjerë.
Marrë me shkurtime nga «Top Story»Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72.5%
-
Jo
24.2%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 788
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55