Rama: Askush të mos presë pensione të larta nëse i lë kontributet pas dore! Rritja e pagave jashtë mundësive hap gropën e madhe

 

Kryeministri Edi Rama që bëri me dije se muajin e ardhshëm, pensionistët do marrin bonus 5 mijë lekë paralajmëroi të gjithë ata që lënë kontributet pas dore. Rama tha se s’mund të presin pensione të larta nëse kontributet i shohin si gjëja e fundit.

“Pensionet janë pjesa më e vështirë. Pensionet janë të lidhur me kontributet dhe nëse një vend për 1001 arsye nuk ka siguruar në vite që kontributet të mblidhen dhe nëse pjesa më e madhe e njerëzve i ka parë kontributet si gjëja e fundit që duhet të mendojnë s’kanë se si të presin që pensionet të jenë të larta. Kemi bërë pensione të ndjeshme por s’jemi ende aty ku duhet”, tha Rama.

Sa i përket rritjes së pagave, bëri me dije se do të kobnkurrojnë shumë shpejt sektorin privat me paga të larta.

“Pse ne kemi ende paga më të ulëta se sa të tjerët në rajon dhe pikërisht sepse pagat nuk rriten sipas qejfit se nuk ka kryemnistër në botë që të mos dojë të rrisë përditë pagat e njerëzve. Rritja e pagave jashtë mundësive 2është hapja e një grope të madhe që i thith të gjithë brenda. Duke qenë se i kemi hedhur bazat, do bëmë refroëmn më të rëndësishme për njerëzit. Pagat do të rriten për të gjithë dhe jo vetëm në sektorin publik por kjo reformë do impaktojë dhe sektorin privat. Një administratë e cila ka nevojë të ketë burime njerëzore më të kualifikuara do ta ketë këtë mundësi dhe ndërkohë sektori privat duhet të rrisë pagat nëse e udhëheq këtë proces të forcave më të kualifikuara të punës se përndryshe nuk i mbijeton dot konkurrencës. Shteti do të jetë konkurrent për sektorin privat dhe flas për pagat e larta”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: 5 mijë lekë bonus pensionistëve, e marrin këtë muaj! Kemi plan ambicioz për ndryshimin e strukturës së pagave, çojmë 900 euro rrogën mesatare


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë