Rama: Bashën e pret një tjetër humbje e thellë në qershor, qeveria s'ikën me dhunë

TIRANE-Pas kthimit nga Italia, kryeministri Edi Rama përmes rubrikës 'Përgjigja Ime' ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe atë të LSI-së Monika Kryemadhi për gjuhën e përdorur dhe veprimet, që sipas tij, po dëmtojnë rëndë imazhin e vendit në botë. Për kreun e qeverisë, shkaku i djegies së mandateve dhe protestave të opozitës është frika nga humbja e thellë që do të pësojnë në zgjedhjet lokale të qershorit. Referuar aksionit opozitar, Rama deklaroi se prodhimi i brendshëm i lajme të këqija për eksport, nga shfaqet e dhunës deri te artikujt e paguar dhe intervistat e shfazuara të Lulzim Bashës e bëjnë qesharake figurën e politikanit shqiptar në sytë e botës dhe godasin shtëpinë tonë.

"Është e vështirë të gjesh fjalët për fjalët në gjuhë të huaj të atij që quhet kryetar i opozitës, por fatkeqësisht nuk është as lideri dhe as përfaqësuesi i asaj opozite, që gjendet në popull mes njerëzve të zakonshëm si ti kur nuk e pëlqejnë dhe nuk e duan shumicën. Ata njerëz janë kudo, ka patjetër edhe aq qorra dhe vulgarë sa arratjakët nga parlamenti, por shumica nuk e duan baltosjen e Shqipërisë në gjuhë të huaj dhe e dënojnë qasjen e humbësve pa pikë dinjiteti. Gjermanët, po, kanë një rregull të pashkruar, asnjë fjalë me të huajt për konfliktet e brendshme politike. Pasi shtëpia nuk është skenë për të shfaqur në lagje mosmarrëveshjet, atdheu nuk mund të nxihet. Bota nuk ka as ngenë dhe as përgjegjësinë që të na rregullojë punët që nuk na shkojnë mirë.

Kjo lloj derdhje u vete për shtat atyre që nuk ia duan të mirën Shqipërisë. Prodhimi i brendshëm i lajme të këqija për eksport, nga shfaqet e dhunës deri te artikujt e paguar dhe intervistat e shfazuara si ajo e Lulzim Bashës, përves e bëjnë qesharak figurën e politikanit shqiptar në sytë e botës godasin shtëpinë tonë. E bëjnë të duket se ke frikë të afrohesh. Kjo lloj balte dhe zifti godet edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në botë dhe ua komplikon jetën. Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen e 2017, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj, por pikat avulluan dhe avazi rifilloi.

Kontestohet fitorja e PS-së, pasi një tjetër humbje e thellë po afron për PD-në dhe simotrën e saj LSI-në, po të mos kishte LSI nuk do të kishte shit-blerje të votave në Shqipëri. Dhuna nuk e ndryshon dot rrjedhën e përcaktuar nga populli me votë, nuk e ndryshon qeverinë, por e forcon. Dhuna dëmton imazhin e Shqipërisë. Punonjësit bashkiakë të opozitës po e mbyllin pa nder mandatin duke kyçur dyert. Tani me ato rroga paguhen turistët e opozitarizmit të rrugës. Mua më vjen keq" tha Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lola: 08/03/2019 04:02

    Shqipetare ne e doni vendin tuaj, ne e doni te ardhmen e femijeve te jete ne BE, mos dilni ne proteste. Shqiperia qe nga 1945 me mire se sot kurre nuk ka qene, me afer BE-se kurr nuk ka qene. Pyesni veten; keto driteshkurter qe therrasin per dhune, qe nuk marrin ne konsiderate kokat e BE, qe shkojne e falen ne Angli, kujt i sherbejne?! Vetem me rrugen qe ka nisur, Shqiperia shkon ne BE. Mendoni interesin tuaj personal dhe familjar. Mos dilni ne protesta. Vetem keshtu u bie fuqia atyre qe therrasin per dhune. Mos u beni mish per top. Ne do veten dhe te ardhmen rri ne shtepi.

    Përgjigju
  • Nasko: 07/03/2019 20:46

    O skizofren po ti ke ikur nga mendja, ngele duke bere fushate propagandistike ne kanalet italiane qe tu mbushesh mendjen qe ne Shqiperi eshte cdo gje ne rregull, e ke te kot mos u lodh tashme protestat e opozites pasqyrohen nga agjensite me te medha nderkombetare te lajmeve. Ajo makineria jote e demagogjise dhe e propagandes qe dirigjohet nga Endri Fuga nuk pi me uje. Je bere qesharak me gazetaret anglishtfoles do tu mesosh se ca dhe qysh ta shkruajne

    Përgjigju
    • Ben: 07/03/2019 21:53

      O Nasko,qenke fiasko.Ja ke fut kot plako.Mos harro te zhgarravitesh pas Mones dhe Lulit.

    • 1543: 07/03/2019 21:26

      Bravo. 5000 lekshin e fitove sot. Shko paraqitu te Shtepia e Dh**rise te te fusi nje tegel lulashi se per ushtar te tille ka nevoje qe ti nisi si mish per top. Hajd hade

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë