Rama në Berat: Metës i ka ngelur fjala burg në gojë, SPAK mund të lëndojë politikanë si majtas dhe djathtas! Basha është i 4-i në bronz, para vjen Saliu, Iliri e Monika

Për kryeministrin Edi Rama, një president që flet për burgun, si fjala bukë është në hall dhe në stres dhe ka synim që ta frenojë këtë stres. Duke ju referuar Reformës në Drejtësi, të cilën Ilir Meta e ka sulmuar vazhdimisht, Rama tha gjatë një bashkëbisedim më banorë dhe kandidatët për deputet në qarkun e Beratit, se drejtësia ka filluar që të çelë embrionin e ri dhe SPAK po bën goditjet e para. Rama tha më tej se SPAK mund të godasë edhe majtas edhe djathtas, por shkon në drejtim të duhur për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që kushdo këtu të ndihet i barabartë para ligjit.

Rama po ashtu ka ironizuar liderin e PD, duke thënë se në fakt ai nuk është lideri, por i katërti në atë parti pasi para tij vjen Sali Berisha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi.  Rama e konsideroi Bashën një lider pa karakter, të papërgjegjshëm që premton sikur do sjellë ndryshimin, por në fakt rrezikon jetën e qytetarëve me mitingjet e tij.

Kreu i qeverisë nënvizoi nga Berati se Partia Socialiste është e vetmja forcë që nuk është lëkundur asnjëherë dhe se është e nesërmja e Shqipërisë. Duke folur për koalicionin me LSI-në, Rama tha kjo ishte një kosto për të majtët. Rama solli në fokus largimin e Nasip Naços nga LSI-ja, ndërsa theksoi se ky i fundit ndihej pjesë e një borxhi pasi kjo parti i kishte marrë votat PS-së.

Sakaq vetë Naço tha se i kanë një borxh PS-së pasi i kanë hequr votën PS-së dhe duhet të bëjnë maksimumin të fitojnë 5 mandate.

Naço: Më takon mua dhe kolegëve të mi që të japim maskimumin. I kemi një borxh PS-së. I kemi hequr votën, ne sot jemi të gjithë bashkë dhe do t’ja kthejmë atë borxh PS-së dhe do të fitojmë mandatin e 5. I besoj kryeministrit që do ta mbajë fjalën. Berati e ka mbështetur të majtën dhe ju do të jeni lokomotiva që do të qeverisni vendin.

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Rama: Metës i ka ngelur fjala burg në gojë, është në stres! SPAK mund të lëndojë politikanë si majtas dhe djathtas

Kryeministri Edi Rama nga Berati ka deklaruar se presidentit Ilir Meta i vjen fjala burg si shenjat e pikësimit gjatë fjalisë. Rama tha se SPAK tashmë po kryen goditje, dhe mund të veprojë si majtas si djathtas, por në këtë proces si përfundim do të fitojnë qytetarët shqiptarë.

‘Mandati nuk është për mua është që Shqipëria të konsolidojë pozicionin që ka fituar në çdo sektor. Merreni që nga drejtësia. Drejtësia ka filluar që të çelë embrionin e ri, por është ende larg së qeni një trung i fortë që i rezistojnë furtunës.

Ilir Metës i vjen fjala burg si fjala bukë. Një president Republike që flet për burgun sikur vë shenja fiksimi gjatë fjalisë është në hall është në stres dhe problemi i tij kryesor është si ta frenojë këtë stres. Drejtësia po pastrohet nga llumi. Institucionet e reja të drejtësisë po ngrihen dhe natyrisht do të vazhdojë, pasi SPAK po kryen goditjet dhe do të vazhdojë. Vazhdimi i goditjeve të SPAKU-t mund të lëndojë politikanë si majtas, si djathtas, por shkon në drejtim të duhur për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që kushdo këtu të ndihet i barabartë para ligjit.

Më tutje akoma arsimi, energjia infrastruktura të gjitha janë në një proces që nuk kanë shans se të mendosh se duke sjellë ata do të përshpejtohet.’- tha Rama.

Ora 18:48
Rama: Basha është i 4-i në bronz! Para vjen Saliu, Meta e Kryemadhi! Thërrasin 'Rama ik' se s'më mundin dot

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi nga Berati ka ironizuar liderin e PD, duke thënë se në fakt ai nuk është lideri, por i katërti në atë parti pasi para tij vjen Sali Berisha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Kryeministri komentoi edhe shprehjet 'Rama ik' duke thënë se këto vijnë si rezultat pasi opozita e di që nuk e mund dot. Rama e konsideroi Bashën një lider pa karakter, të papërgjegjshëm që premton sikur do sjellë ndryshimin, por në fakt rrezikon jetën e qytetarëve me mitingjet e tij.

"Mbrëmë në atë emisionin atje fliste tjetri ka rënë konsumi vjet. Një rëni të konsumit vjet për shkak të qeverisë dhe bashkive apo për shkak të një goditje që mori gjithë bota dhe mbylljen e shumë aktivitete ekonomike. Sot e them këtë nga njëra anë kemi një  grup një bashkim forcash reaksionare, forca regresive që pretendojnë që të sjellin ndryshimin dhe sillen sikur këtu të jemi në një situatë normale. Del i pari ti tyre, në fakt është i katërtit, i pari është Saliu, pastaj Mata e më pas Kryemadhi dhe i katërti është ai Basha, i katërti në bronz dhe se si mund të marrë drejtimin e  vendit me këtë nivel papërgjegjshmërie dhe paturpësie dhe me këtë nivel karakteri, ku sot mbrojtja e jetës dhe e shëndeti është mbi të gjitha partitë dhe qëllimet e tjera. Ç'na duhet rezultati i zgjedhjeve nëse bëhemi shkaktar për të plagosur njerëz dhe larg qoftë për të humbur njerëz. Edi Rama ka frikë përpara uragani. Cilit uragan? Atë të shkuarjes për lesh kolektivisht. Në emër të cilit ndryshim nga jeta në botën tjetër, po unë kam shumë frikë për jetën e atyre njerëzve dhe për dëmin  që ajo sjellje mund të bëjë në jetën e atyre që nuk janë aty fare. Rama ik, Rama ik po pse? Sepse nuk të mundin dot", tha Rama

Ora 18:40
'Nasipi ndihet pjesë e borxhit që i ka marrë vota PS-së' Rama për koalicionin me LSI-në: Kemi krijuar kosto e përçarje nga ndarja e të majtëve

Kryeministri Edi Rama nga Berati tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që në historinë e saj nuk është lëkundur asnjëherë në historinë e Shqipërisë.

Duke folur për koalicionin me LSI-në, Rama tha kjo ishte një kosto për të majtët. Rama solli në fokus largimin e Nasip Naços nga LSI-ja, ndërsa theksoi se ky i fundit ndihej pjesë e një borxhi pasi kjo parti i kishte marrë votat PS-së.

Rama tha se ato po riunifikojnë të majtën, pasi zemra rreh majtas kur vjen puna tek zgjedhjet që duhet të bëjmë.

“Është një histori tanimë e dallueshme për të kuptuar dallimin mes nesh dhe atyre. Ne nuk jemi të rënë nga qielli dhe pa të meta. Kemi pasur barrën të drejtojmë dhe kemi bërë shumë punë, kemi bërë dhe gabime. Kemi kërkuar dhe ndjesë publike. Kemi bërë dhe gabime që as nuk i dimë. Këto janë të lidhura me jetën e njerëzve. Për çdo lëndim ne mbajmë përgjegjësi. Për çdo rast kur gjerat nuk shkojnë siç duhet, shteti mban përgjegjësi.

Nasipi tha se ka ardhur këtu se ndihet pjesë e një borxhi pasi tha se na kanë marrë shumë vota. Pjesë e atij borxhi jemi dhe ne, pjesa tjetër. Në fund të ditës për atë ndarje janë ata njerëz të zakonshëm, që e kane zemrën majtas dhe që zemra i rreh majtas dhe që kanë paguar kosto. Ne në të shkuarën kemi bërë dhe gjera të mira, por kur bën bilancin, më shumë kemi krijuar kosto nga ajo ndarje, nga ajo përçarje, se sa aq sa shumë mund të bënim për njerëzit. Për mua ky moment është jo thjesht i rëndësishëm nga pikëpamja e një palë zgjedhje, por nga pikëpamja e një pike të përbashkët.

Ne e riunifikojmë të majtën dhe gjithë këtë popull që e ka zemrën majtas kur i vjen puna tek zgjedhjet. Duan s’duan PS është e vetmja forcë që nuk është lënduar në raport me interesin kombëtar. Nasipi këtu dhe të gjithë ata që i përkasin atij komuniteti të madh ë ishte pjesë e LSI, kanë gjetur vendin e tyre, ndërkohë patjetër Ilir Meta, Monika dhe mjetet e asaj partie, kanë gjetur vendin e tyre, me Saliun dhe me atë tabor krushqish që kërkojnë që të marrin plaçkë në Shqipëri. Është bërë ndarja përfundimtare dhe gjerat kanë shkuar në vendin e tyre. Kjo është një situatë ku jemi e njëjta gjë. Sot janë e njëjta gjë, dhe kanë vetëm një emër, Parti Socialiste e Shqipërisë. Duke qenë një, duke qenë bashkë, të gjithë kanë maksimumin për të ecur në të njëjtin veprim.”, tha Rama.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës