'Nasipi ndihet pjesë e borxhit që i ka marrë vota PS-së' Rama për koalicionin me LSI-në: Kemi krijuar kosto e përçarje nga ndarja e të majtëve

Kryeministri Edi Rama nga Berati tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që në historinë e saj nuk është lëkundur asnjëherë në historinë e Shqipërisë.

Duke folur për koalicionin me LSI-në, Rama tha kjo ishte një kosto për të majtët. Rama solli në fokus largimin e Nasip Naços nga LSI-ja, ndërsa theksoi se ky i fundit ndihej pjesë e një borxhi pasi kjo parti i kishte marrë votat PS-së.

Rama tha se ato po riunifikojnë të majtën, pasi zemra rreh majtas kur vjen puna tek zgjedhjet që duhet të bëjmë.

“Është një histori tanimë e dallueshme për të kuptuar dallimin mes nesh dhe atyre. Ne nuk jemi të rënë nga qielli dhe pa të meta. Kemi pasur barrën të drejtojmë dhe kemi bërë shumë punë, kemi bërë dhe gabime. Kemi kërkuar dhe ndjesë publike. Kemi bërë dhe gabime që as nuk i dimë. Këto janë të lidhura me jetën e njerëzve. Për çdo lëndim ne mbajmë përgjegjësi. Për çdo rast kur gjerat nuk shkojnë siç duhet, shteti mban përgjegjësi.

Nasipi tha se ka ardhur këtu se ndihet pjesë e një borxhi pasi tha se na kanë marrë shumë vota. Pjesë e atij borxhi jemi dhe ne, pjesa tjetër. Në fund të ditës për atë ndarje janë ata njerëz të zakonshëm, që e kane zemrën majtas dhe që zemra i rreh majtas dhe që kanë paguar kosto. Ne në të shkuarën kemi bërë dhe gjera të mira, por kur bën bilancin, më shumë kemi krijuar kosto nga ajo ndarje, nga ajo përçarje, se sa aq sa shumë mund të bënim për njerëzit. Për mua ky moment është jo thjesht i rëndësishëm nga pikëpamja e një palë zgjedhje, por nga pikëpamja e një pike të përbashkët.

Ne e riunifikojmë të majtën dhe gjithë këtë popull që e ka zemrën majtas kur i vjen puna tek zgjedhjet. Duan s’duan PS është e vetmja forcë që nuk është lënduar në raport me interesin kombëtar. Nasipi këtu dhe të gjithë ata që i përkasin atij komuniteti të madh ë ishte pjesë e LSI, kanë gjetur vendin e tyre, ndërkohë patjetër Ilir Meta, Monika dhe mjetet e asaj partie, kanë gjetur vendin e tyre, me Saliun dhe me atë tabor krushqish që kërkojnë që të marrin plaçkë në Shqipëri. Është bërë ndarja përfundimtare dhe gjerat kanë shkuar në vendin e tyre. Kjo është një situatë ku jemi e njëjta gjë. Sot janë e njëjta gjë, dhe kanë vetëm një emër, Parti Socialiste e Shqipërisë. Duke qenë një, duke qenë bashkë, të gjithë kanë maksimumin për të ecur në të njëjtin veprim.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Berat: Metës i ka ngelur fjala burg në gojë, SPAK mund të lëndojë politikanë si majtas dhe djathtas! Basha është i 4-i në bronz, para vjen Saliu, Iliri e Monika


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës