Rama bashkëbisedon online me emigrantin, shkëmben batuta: Duke i dhënë makinës unë shoh vetëm Lulin!

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të rrugës Bunavi – Kërkovë në Vlorë, bashkëbisedoi me telefon me një qytetar që jetojnë jashtë vendit. Qytetari i shprehu shqetësimin për një problematikë në zonë, ndërsa i tha se madje i ka dërguar edhe mesazh në telefon për këtë gjë.

Kreu i qeverisë  shkëmbeu edhe batuta me të teksa i tha se duhet të përqendrohet në timon, pasi duke ngarë makinën sheh vetëm Bashën.

Pjesë nga diskutimi: 

Rama: O Pavlo si je?

Qytetari: Zoti kryeministër të uroj shëndet. Të kam marrë në telefon vetëm për këtë hall. Të kam dërguar edhe mesazh.

Rama:  Më ke dërguar edhe mesazh, unë çfarë kam bërë. 

Rama: Shiko se çfarë bëhet te fshati. Ktheje kokën, mos shiko Anglinë. Ore çfare ke që lëviz sa andej këtej, përqendrohu këtu. Dëgjo, jemi këtu te kjo rruga. I thashë që të flasim edhe për atë lidhjen. Orë për 1 mijë metra, e bëjmë përpara se sa ti të arrish atje. S’e ka mendjen. Ik se po na bën ndonjë të pabërë. Shiko duke i dhënë makinës unë shoh vetëm Lulin, ty jo.

Qytetari: Ti do të ndihmosh fshatin që të lidhet rruga, Ne jemi me ty.


Lajmi kryesor:

Rama inspekton rrugën Bunavi – Kërkovë: Perspektivë e re zhvillimi! Banori: Kam ndërruar parti për ty! Kryeministri batuta: A je penduar? Është i vështirë ai momenti, por kalon


Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Selami Jenishehri largohet zyrtarisht nga koalicioni i Sali Berishës, dorëzon kërkesën në KQZ

Selami Jenishehri largohet zyrtarisht nga koalicioni i Sali Berishës, dorëzon kërkesën në KQZ