Kryeministri Edi Rama ka takuar trupat e Forcave të Armatosura në “Urën e Mifolit”, në Fier. Kryeministri falënderoi trupat e FA dhe shprehu vlerësime maksimale për punën e tyre këto dy ditët e fundit, ku i gjithë vendi u pushtua nga uji, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
/Shqiptarja.com
“Djema jeni heronj! Nuk di si tju falenderoj! Falenderimet dhe vleresimet e mia maksimale. Ishte shumë e frikshme situata pasi faktikisht e kaloi 2015 përtej parashikimit. Tani duke u nisur nga situata duhet që të vazhdojnë ndërhyrjet aty ku fatikisht identifikohet me domosdoshmëri”, u shpreh Rama.
Gjatë takimit me trupat e FA, kryeministri Rama ka shkëmbyer dhe batuta, teksa i ka thënë njërit prej tyre se herën e kaluar ishte me çizme, ndërsa tani është më këpucë, duke lënë të kuptuar se situata është më e mirë.
"Herën e kaluar ti ishe me çizme, këtë radhë je me këpucë", tha Rama.
d.c/.shqiptarja.com










