Rama: BE sot është një projekt i
paplotë, Europa duhet të ndryshojë

Rama: BE sot është një projekt i<br />paplotë, Europa duhet të ndryshojë
Në një bashkëbisedim me të rinjtë për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama, në prani të eurodeputetes sllovene, Tanja Fajon, e cilësoi BE-në një projekt të paplotë. Sipas tij, Unioni duhet të ndryshojë dhe duhet të rikthejë vlerat e etërve që e themeluan 66 vjet më parë. Edhe pse BE sot ka mjaft probleme, kreu i qeverisë theksoi se nuk ka projekt më të mirë për bashkëjetesë dhe mirëqenie.

"Çfarëdo të thuhet për Europën, nuk ka më të mirë se BE, që mund të ketë projektuar deri më sot mendja e njeriut për krijimin e kushteve për një bashkëjetesë që funksionon e krijon mirëqenie. Europa duhet të ndryshojë, por fakti që duhet të ndryshojë është një arsye për ta dashur më shumë. Nëse Europa sot krijon kaq shumë mundësi për kundërshtarët e vet, kjo vjen ngaqë Europa është një projekt i paplotë dhe jo se projekti i plotë s'ka funksionuar. E bën disfunksionale fakti që Europa është e paplotë. Dhe kurajoja që e krijoi është flakur në mënyrë dramatike", tha Rama, duke iu referuar sjelljes së disa vendeve të BE me krizën e emigrantëve.

"Përfytyroni sikur Angela Merkel të ishte sjellë si të gjithë të tjerët në kushtet e krizës së emigrantëve..., çfarë do të ishte sot, flamuri i BE? Një leckë pa ngjyrë e pa vlerë...", deklaroi shefi i qeverisë shqiptare.

Duke iu referuar procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se ka pikëpamjet e tij personale në këtë drejtim.
 
"Ndryshimet në këto 25 vite kanë qenë kolosale dhe nuk kanë ardhur gjithmonë për mirë. Ka ndryshime që kanë sjellë gjëra shumë të mira, por ka ndryshime që edhe kanë sjellë plagë shumë të mëdha. Dikush mund të thotë se kjo është kostoja e zhvillimit. Ky zhvillim sado i kontrolluar të jetë ka kostot e veta. Por unë besoj se kjo është kostoja e një zhvillimi të paqëndrueshëm. I cili siç ka sjellë ndryshime të mëdha pozitive në jetën e njerëzve, ka sjellë edhe ndryshime të rënda, negative, në kuptimin e dëmtimit të potencialeve të jashtëzakonshme natyrore, pasurive kombëtare", tha Rama.
 
Sipas tij, ajo çka i ka munguar zhvillimit të paqëndrueshëm ka qenë mungesa e një përpjekje të mirë-orientuar për të ndërtuar institucione të qëndrueshme. Në këtë drejtim, Rama theksoi se përsa kohë Shqipërisë i mungon reforma në drejtësi, do të thotë se të gjitha institucionet vuajnë keqfunksionimin.
 
"Fakti që jemi të gjithëpërfshirë pas 25 vitesh në kaq shumë domosdoshmëri, dhe kaq shumë nevojë të brendshme, ankth të brendshme të popullit tonë, për një reformë si ajo e drejtësisë, flet shumë për atë që na mungon. Ajo që na mungon në reformën në drejtësi, na mungon në të gjitha sistemet e funksionimit të shtetit shqiptar", tha Rama.
 
Ai theksoi gjithashtu se natyra pozitive e zhvillimit është përcaktuar nga dy faktorë, së pari nga kapaciteti që e konsideroj të posaçëm të individit shqiptar për të guxuar dhe projektuar të ardhmen me shumë guxim dhe nga fakti që Shqipëria pati fatin të mos ishte një vend pa koordinata, por të ishte në mes të Europës dhe të angazhohej në procesin e integrimit.

"Mund të themi shumë gjëra për Europën, burokracinë e Brukselit, por një gjë me siguri mund ta themi me plot gojë, se pa procesin e integrimit Shqipëria do ta kishte të pamundur të hidhte hapat, aq sa ka hedhur, do ta kishte të pamundur të synonte të bëhej një vend modern, të ndërtonte një shtet normal. S'e di çdo kishte ndodhur me këtë popull dhe këtë vend, nëse s'do ishte në mes të Europës dhe nëse s'do kishte nisur procesin e integrimi, por të ishte në dorë të politikanëve. Procesi i integrimti është instrumenti i vetëm i patjetërsueshëm që ne kemi si shoqëri për të bërë një shtet modern. Është i vetmi instrument që mund ta mbajë Shqipërinë të fokusuar tek një qëllim i madh dhe pavarësisht luhatjeve e energjive të harxhuara dëm, e konfliktualitetit të natyrshëm, vazhdon të jetë e bashkuar në këtë proces. Dhe falë atyre detyrave të lodhshme, të mund të hedhim hap pas hapi, një rrugë që e shkuara jonë faktikisht, na e ka bërë që të fillojmë nga e para jo si shumë e shumë vende të tjera. Jemi një vend me traditë të dyshimtë nga pikëpamja e shtetit dhe të dobët e të re nga pikëpamja e institucioneve dhe prandaj procesi është i vështirë nga shumë vende të tjera", deklaroi më tej, Rama. 

Fajon: BE të çelë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë
Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, një ndjekëse e veçantë e kursit të integrimit të Shqipërisë në BE, theksoi mbështetjen e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë me temë "Integrimi i Shqipërisë në BE", Fajon vlerësoi progresin e bërë deri tani nga vendin ynë.
 

taja fajon


“Shqipëria për mua ka qenë gjithnjë pjesë e Europës dhe do të jetë kështu. Rruga drejt be kërkon punë dhe përpjekje, dhe rezultatet e deritanishme janë të rëndësishme, është bërë një progres i jashtëzakonshëm. Ju dëshmoni angazhim për 5 prioritetet. Jam shumë e lumtur kur pres grupe studentësh nga Shqipëria që vizitojnë BE për t’u treguar se cilat janë vlerat europiane, pasi ne i bashkëndajmë ato. Unë kam mjaft shpresa për të rinjtë në Shqipëri. Uroj që Shqipëria të hedhë këtë hap këtë”, tha eurodeputetja Tanja Fajon.
 
Eurodeputetja sllovene është një nga mbështetëset kryesore në Parlamentin Europian, për integrimin e Shqipërisë. Ajo ka luajtur rol vendimtar edhe në procesin e liberalizimit të vizave në zonën "Schengen" për qytetarët shqiptarë.  



Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?