TIRANË – Kryesocialisti Rama e cilësoi sot kryeministrin Berisha si një njeri tërësisht të paaftë edhe për çështjet e urbanistikës në vend. Pas hapjes së konkursit për projektin e zgjatimit të bulevardit të kryeqytetit, kryetari i PS, reagoi nëpërmjet rrjetit social.
“Aq sa ka shans që një ministër tëfitoje në Voice of Albania,po aq shanse ka që ta degjosh KM të thotë ndonjë gjë me kuptim për urbanistikën”, tha Rama.
Sipas tij edhe për urbanistikën zgjidhja është e njëjtë si për çdo sektor të jetës në Shqipëri: Programi qeverisës i PS.
“Verbëria antiurbane e KM krijoi Shqipërinë e batërdisur nga ndërtimet pa leje. Zgjedhja e qartë: Një Rilindje Shqiptare ose Rrënim i mëtejshëm”, deklaroi kryesocialisti.

(aq/shqiptarja.com)