Rama: Berisha hiq dorë nga
deputeti, ose rikthehet kriza
VIDEO- Ja deklarata e kryetarit PS

Rama: Berisha hiq dorë nga<br />deputeti, ose rikthehet kriza<br />VIDEO- Ja deklarata e kryetarit PS
TIRANE-  Kryetari i Partisë Socialiste akuzon kryeministrin Berisha se po po përpiqet të vjedhë një mandat deputeti socialist dhe paralajmëroi se nëse nuk heq dorë nga kjo atëherë mund të rikthehet  kriza politike.

I pranishëm në mbledhjen e sotme të grupit PS-se, Rama e quajti "goditje antidemokratike" vendimin e djeshëm të Këshillit të Rregullores e Mandateve, ku mazhoranca vendosi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zëvendësimin e postit te Rudina Seserit, jo me emrin e pare,  që i perket Gjon Bardhit) por te dytin në listë, që i përket Edison Konomit.

I pranishëm në mbledhjen e sotme të grupit PS-se, Rama akuzoi maxhorancen se po përpiqet të vjedhë mandatin dhe paralajmëroi se nëse nuk heq dorë nga kjo atëherë mund të rikthehet  kriza politike.

“Apeli për kryeministrin është të heqë dorë nga mandati i deputetit PS për të mos hapur një andrallë të re dhe shumë të madhe, për funksionimin e parlamentit në një kohë kur të gjithë duhet të bëjmë cmos të marrim statusin e vendit kandidat ne BE. Ende duhet të shpresojmë që ky problem nuk do të kthehet në një krizë politike” deklaroi Rama ne mbledhjen e grupit PS te zhvilluar sot ne mesdite ne seline roze.

RAMA: PO KERKOHET TE VIDHET MANDATI I DEPUTETIT
“Jemi të shqetësuar për një goditje antidemokratike. Nën udhëheqjen e spikeres së kuvendit po orkestrohet tentativa e bllokimit elektoral me qëllim final vjedhjen e një mandati të deputetit opozitar. Për muaj kemi kërkuar që kjo cështje e qartë të zgjidhet përmes arsyes, por askush të mos mendojë se do të imponojë një tjetër vjedhje votash si ato të 8 majit, këtë herë mu brenda sallës së kuvendit”- deklaroi Rama duke shtuar se mbi këtë cështje është informuar publiku por dhe komuniteti ndërkombëtar.

MANDATI I SESERIT
Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, nën drejtimin e kryetares së Kuvendit, nuk arriti dje një marrëveshje se kush nga lista e Partisë Socialiste do të zëvendësojë mandatin e lënë nga ish-deputetja socialiste Rudina Seseri. PD kërkoi që Kuvendi të vendosë dërgimin në Kushtetuese për interpretim, nëse është djegur ose jo ky mandat, ndërsa PS e akuzoi PD për vjedhje. Në listën e PS emri pas zonjës Seseri është ai Gjon Bardhit por ky i fundit ka zgjedhur që të mbajë postin e Kryetarit të Bashkisë së Fushë Krujës. Demokratët nuk e pranojnë këtë vendim të Bardhit. Per socialistet nuk përbën shkelje kalimi në emrin që vjen pas atij të Bardhit në listë. Socialistët kërkuan të konstatohej papërpuethshmria e mandatit dhe të shpallej i pavlefshëm mandati i Gjon Bardhit, në mënyrë që KQZ ti hapi rrugën emrit tjetër në listë, Edison Konomit.
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie