Rama: Berisha mbulon
dështimin me shpifje
Lideri socialist Edi Rama ka reaguar sot në Tëitter pas deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha që e akuzonin atë si bllokues të proçesit të integrimit të Shqipërisë: “Ne e kemi bërë punën tonë, turpin ta mbajë Qeveria”.
TIRANE – Lideri socialist Edi Rama ka reaguar sot në Twitter pas deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha që e akuzonin atë si bllokues të proçesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE). Rama ka hedhur poshtë akuzat duke nënvizuar se opozita i ka miratuar të gjitha ligjet me 3/5 dhe ka bërë detyrën e saj.
“Fakti është se Kodi Penal u votua dhe PS dha kontributin kryesor në ndryshimin e tij”, tha Rama, që shtoi se partia e drejtuar prej tij “ka votuar çdo ligj me 3/5”. Atëherë “pse Shqipëria po dështon prap me statusin?”, pyet me habi kryesocialisti, që sqaron: “E thjeshtë: sepse Kryeministri ka dështuar, qeveria ka dështuar, politikat e tyre kanë dështuar”.
“Ky dështim nuk mbulohet me baltën e shpifjeve dhe nuk justifikohet kurrësesi duke hedhur fajin mbi opoziten! Kete turp le ta mbajë qeveria” dhe kjo sepse “për pjesën që i takon opozitës pergezimet e BE janë publike dhe këto lidhen edhe me proçesin e ligjeve me 3/5.”
Duke folur sot në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike (PD), Kryeministri Berisha theksoi se Rama në ditën kur në Bruksel zhvillohej samiti I PPE-së qëllimisht urdhëroi deputetët e PS-së në komisionin e ligjeve të mos votonin kodin penal.
“Ditën kur pasi ishte bërë dy muaj punë serioze në komisionin e ligjeve për kodin penal pasi ishin bërë një seri amendamendesh serioze në këtë paketë, në mbledhjen e grupit Rama urdhëron që të mos votohet paketa dhe për të mbuluar këtë vendim paraprak sollën amendamentet absurde të fajit kolektiv. Dhe e bëri këtë për të justifikuar shkeljet e mëdha që kanë bërë në të shkuarën në Kushtetutë për fajin kolektiv, kërkon ti imponojë kësaj mazhorance gjë që nuk mund ta pranojë asnjë njeri i lirë në tokë” ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53.6%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin
26 Nëntor, 11:37
-
Sheqerpare tradicionale nga zonja Albana
26 Nëntor, 11:36
-
'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën
26 Nëntor, 11:31
-
NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver
26 Nëntor, 11:29
-
'Narrativë perverse dhe diabolike', Rama: Ne nuk kemi investuar në veri? Rruga e Arbrit nuk është në jug! Nga Shkodra në Velipojë e premtonin dhe harronin kur merrnin votat
26 Nëntor, 11:27
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor, 11:23
-
Rritja e pensioneve, Rama nga Bulqiza: Do rritet fuqia blerëse e më shumë se 700 mijë pensionistëve! Reformën e bëmë ne dhe tregon qartë kush di të qeverisë
26 Nëntor, 11:21
-
LIVE- Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Finanza 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit! Lufta jonë tani përqëndrohet këtu
26 Nëntor, 11:18
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues për 'Divizioni': Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Do i shërbejë turistëve dhe banorëve të vendit
26 Nëntor, 11:14
-
Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili”: Një Udhëtim Artistik Pa Kufij
26 Nëntor, 11:12
-
Korrigjimi i një vendimi, derbi Tirana - Partizani luhet me tifozë! Agjenda e javës së 15-të në Superligë
26 Nëntor, 11:07
-
Itali/ Shqiptari vritet me thikë, plagoset i vëllai, në pranga 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut
26 Nëntor, 11:06