Rama: Berisha s’donte
Nanon, mllefi i tij primitiv

Rama: Berisha s’donte <br />Nanon, mllefi i tij primitiv
TIRANE - De facto presidenti i Shqipërisë do të jetë një ministër i qeverisë Berisha. Kështu është shprehur mbrëmjen e së shtunës lideri i PS, Edi Rama, gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” në TV News24. “Unë s’kam asgjë personale me ministrin që u bë president por kam një arsye të fortë parimore, natyrisht dhe politike, për të këmbëngulur që presidenti nuk mund të kthehet ministër i Qeverisë. De facto presidenti do të jetë ministër i Qeverisë”, tha Rama.

I pyetur përse paragjykonte figurën e Presidentit të zgjedhur, Bujar Nishani, duke parë marrëdhëniet pozitive mes opozitës dhe Presidentit në detyrë Bamir Topi, Rama u përgjigj duke thënë: “Mos më kujtoni që jam në një ekran të pushtetit, me pyetje që nxjerrin nga konteksti zgjedhjen e Presidentit Topi. Presidenti Topi u zgjodh me një proces të turpshëm”. Ai theksoi se nga ana procedurale, zgjedhja e Topit dhe ajo e Nishanit kanë ngjashmëri mes tyre: “Edhe presidenti Topi u zgjodh me vota sipas Kushtetutës”.

“Shqipërisë – vazhdoi Rama – iu mohua nga vetë qeveria e saj e drejta për të hedhur një hap përpara” drejt BE-së. “Kandidimi i parë ishte tërësisht i njëanshëm duke përjashtuar tërësisht opozitën nga procesi”, tha Rama duke komentuar kandidaturën e juristit Zaganjori. “Nuk përmbushte kërkesat tona”, shtoi ai. Ndërsa “kandidati i dytë ishte zëdhënësi më publik i oborrit të pushtetit”, tha ai duke iu referuar opinionistit Artan Hoxha.

NDRYSHIMET KUSHTETUESE TE 2008
Rama tha se nuk është penduar për ndryshimet e kryera së bashku me mazhorancës. “Në vëtvete ato ndryshime janë krejt normale por ishin të parakohshme për Shqipërisë. Në Shqipërinë e Sali Berishës ndryshime të tilla nuk sjellin atë produkt që sjellin në vende të tjera. Në këto vende ata që qeverisin dhe kanë shumicën e thjeshtë nuk i shkojnë pas gërmës Kushtetutës kur momenti sugjeron të ndiqet fryma”.

META NDRYSHOI ROL
Ndërsa në lidhje me kreun e LSI, Ilir Meta, Rama tha se ai “ka pasur një rol pozitiv në fillim të procesit dhe një rol negativ në fund të procesit”. Kjo pasi “braktisi pozicionin e tij fillestar dhe zgjodhi bashkë me Kryeministrin Berisha një president noter”. Poziocioni fillestar i Metës “ka qenë shumë i qartë: nuk pranoj një kandidat politik të Partisë Demokratike”, tha Rama.

BERISHA NUK DONTE NANON
Rama la të kuptohej se ishte Kryeministri Berisha që refuzoi kandidaturën e vetëshpallur të ish-liderit të PS, Fatos Nano. I pyetur nëse kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, i kërkoi Berishës që të shprehej për Nanon dhe nëse ishte e vërtetë që Kryeministri kishte thënë jo, Rama tha: “Absolutisht kështu”!
Ndërsa propozimi i kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi, për Fatos Nanon ishte “sa për të larë gojën” pasi u krye në “momentin kur flitej për pamundësinë e kandidaturave politike”, gjë që “ishte përjashtuar nga tryeza përpara se të ngrihej tryeza e parë”.
Por kur Berisha u kthye te kandidaturat politike pse nuk u kthyet edhe ju? “Ne i qëndruam deri në fund interesit kombëtar. Shqipërisë i duhej konsensus dhe PS-së nuk i duhej një noter partiak i saj. Në kushtet kur duhej konsensusi, PS nuk mund të godiste të gjithë ngrehinën e saj në këtë moment. Emri i Fatos Nanos në asnjë moment dhe asnjë arsye nuk mund të ishte pjesë e një tryeze përderisa në tryezë na solli dalja nga kandidaturat politike”, tha Rama.

NANO, SHFRIME TE NEVERITSHME
“Unë me Fatos Nanon kam qenë i qartë: Nuk mund të ishte kandidat i njëanshëm i Partisë Socialiste”, përsëriti Rama. “Ai pretendonte se ishte një kandidat mbi palët dhe mes palëve. Me djegjen e kandidaturës së Jozefina Topallit u dol nga” kandidaturat politike. “PS nuk mund të kandidonte Fatos Nanon”, tha ai.
Ndërsa akuzat e shprehura sot nga ish-kreu i PS, Rama i cilësoi “të neveritshme këto shfrime të një mllefi primitiv që s’ka lidhje fare me PS, as me mua, por ka lidhje me një paaftësi për të menaxhuar emocione shumë negative për të cilat mua më vjen shumë keq”.

KOALICIONI I BASHKUAR
Rama foli edhe për marrëdhëniet me aleatët e tij në koalicionin opozitar duke mohuar aludimet për krizë mes palëve. “Koalicioni është i bashkuar dhe ne do shkojmë të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.
Kreu i PS nuk i mbylli derën një bashkëpunimi me LSI-në në kjo del nga Qeveria. “Në rast se LSI do ta braktisë koalicionin [qeveritar] dhe do të vendoset në opozitë, atëherë ne mund të hapim një dialog dhe të shikojmë nëse ka hapësirë për një bashkëpunim”.
(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë