Rama: Berisha shpif, tahmaja
e madhe do ta lërë pa gjë

Rama: Berisha shpif, tahmaja <br />e madhe do ta lërë pa gjë
TIRANE – “Shpif shpif se diçka mbetet mendon Saliu! Fakti është se tahmaja e madhe të lë pa gjë dhe vidh vidh asgjë në fund mund të mos i mbetet”. Lideri socialist Edi Rama i është kundërpërgjigjur kështu Kryeministrit Sali Berisha dhe deklaratave të tij gjatë konferencës për shtyp pasditen e sotme.

Rama më pas renditi tre “shpifje” të Kryeministrit ku e para kishte të bënte me sondazhet që sipas Berishës Ramës i dalin keq çdo muaj. “Në fakt s’ka nevojë për sondazhe sot, ne jemi fitues pa diskutim”, deklaroi në Twitter lideri socialist.

Sipas tij, shpifja e dytë është ajo mbi “sulmet për bllokimin e projektit me Kosovën”. “Në fakt Gjermania e financon, Kryeministri e bllokon me badigardin e tij”, pohoi Rama.

Në fund, “shifja 3 e ditës: Opozita ka frikë nga vota! Fakti është se frikë nga vota kanë vetëm hajdutët e votës me Saliun që bëri Kuvendin Ruzhdie”, deklaroi lideri socialist, Edi Rama.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata