Rama: Berisha të mbajë KQZ
vota jonë nuk preket

Rama: Berisha të mbajë KQZ <br />vota jonë nuk preket
TIRANE - Kreu i PS-së u shpreh i sigurtë sot  se aleanca për Shqipërinë Europiane se do të ketë një fitore të thellë, dhe jo me 10 vota ndërsa shton se "kush do të guxojë, qoftë dhe një fije do të paguajë të gjithë çmimin e këtij guximi, por besoj se nuk do ta gjejë kush atë guxim".

Rama sot në mesditë ishte në një konferencë për shtyp ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Duke iu referuar ngritjes së komisionit hetimor për të ashtuquajturën incident në Vjenë, Rama u shpreh se “Mora medaljen e radhës nga PD”.  I pyetur për largimet e 11 anëtarëve të AK-së u shpreh se prej fillimit e dinte se AK ishte një parti  pjellë e së djathtës dhe se dyert e PS janë të hapura si për të larguarit e AK ashtu dhe për të larguarit e PD-së.

KOMISIONI HETIMOR

“Sa i përket veshit, shprehem i kënaqur që mora medaljen e radhës nga PD dhe kryetari i saj, që do të thotë komisionin hetimor të radhës. Nga komisioni në komision shfaqet dështimi dhe rrënimi i qeverisjes, rrënimi i përgjithshëm i PD që sot është një parti familjare, historia e veshit, një gjë qesharake, Një qeveri që krijon proces hetimor mbi asgjë, krizë e madhe dhe degradim i madh", - tha Rama.


RAMA: KQZ DOMOSDOSHMERI TE KONSTITUOHET

Sa i përket procesit zgjedhor, Rama vuri në dukje domosdoshmërinë e konstituimit të KQZ-së. “Ne jemi pro dialogut, për t’i dhënë procesit zgjedhor një KQZ e cila të marrë përgjegjësi konsensuale dhe të mos jetë vegël politike. Në rast se duan të bëjnë këtë, jemi të hapur për të gjitha variantet e mundshme për konstituim”, deklaroi Rama.  Ndërsa mbi gjëndjen aktuale të institucionit zgjedhor, Rama u shpreh qartë se, “Nuk kemi lidhje me këtë KQZ, e cila do të mbajë përgjegjësi për cdo shkelje që do i bëjë procesit”.  Biseda e plotë kryetarit të PS-së, Edi Rama, me gazetarët


KQZ, RAMA: SALIU LE TA MBAJE, POR  NE DO TA MUNDIM THELLE
“Do ta zëvendësojë me 4 anëtarë të familjes le ta bëjë. Kjo KQZ do të mbajë përgjegjësi për çdo cënim të procesit. Ne nuk po merremi fare me këtë, por po ju përgjigjem ju gazetarëve se më pyetët. KQZ është e tëra e kontrolluar personalisht nga kryeministri në ikje. Do të jetë kryetar KQZ?! Anëtar?! Le të jetë, le të rrijë e le ta mbajë. Ne do ta mundim thellë dhe kush do të guxojë, qoftë dhe një fije do të paguajë të gjithë çmimin e këtij guximi, por besoj se nuk do ta gjejë kush atë guxim . Historia nuk do të përsëritet. Ne nuk do të fitojmë këto zgjedhje me 10 vota por do jetë një fitore radikale. Ka vetëm një force, që të tërhiqet dhe kjo është partia familjare e Saliut, që shkel kushtetutën, ligjin. Ne nuk kemi pse të tërhiqemi nga asgjë, vazhdojmë betejën në cdo qytet, fshat, me skuadrën tonë të Rilindjes. Kjo është përgjegjësi, që Kryeministri deri më sot e ka marrë. Nuk jemi pjesë e asnjë makiazhi e KQZ-së dhe do mbrojmë cdo votë për aleancën për Shqipërinë Evropiane, s’ka pikë dyshimi se ky akt është antieuropiane". - tha Rama.


RAMA: SHQIPERIA NUK KA PRESIDENT POR NOTER TE SALIUT

Sa i përket emërimeve në Gjykatën e Lartë nga Presidenti Nishani, Rama u shpreh se ai përfaqëson Berishën dhe jo pozicionin që ai mban.
“ Përsa i përket emërimeve të Presidentit ato janë politike dhe siç tha përfaqësuesi i SHBA, Presidenca është e politizuar. Janë shprehje paniku nga humbja e sigurtë, për të siguruar veten nga proceset gjyqësore. Shqipëria nuk ka president, por noter të Saliut në Presidencë".

RAMA: ALEANCA KUQEZI PJELLE E FAMILJES SE SALIUT
I pyetur nga gazetarët për 11 anëtarët e laguar nëse do i mirëpriste në PS po ashtu edhe Myslym Pashajn nëse do të largohej nga aleanca Kuqezi Rama, tha: “Të gjithë janë të mirëpritur në Partinë tonë si të PD ashtu edhe të tjerëve.  Ata u mikluan dhe u tërhoqën pas në emër të flamurit kuqezi. Mbetet për t’u parë kjo forcë. Bashkë më Gjiknurin kam parë, që ka qenë spekullim me ndjekësit idealist dhe të ndershëm të aleancës kuq e zi. Dyert e PS janë të hapura edhe pse, që në krye të herës kam parë që AK është pjellë e së djathtës, e familjes së Berishës".


RAMA: RAPORTI I ANALFABETIZMIT ME KA TRONDITUR

Rama në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur sot për raportin e Bankës Botëror lidhur me sifrat e larta të analfabetismit. Rama tha se “57 për qind e adoleshentëve janë analfabetë funksionalë kjo shifër më ka tronditur plotësisht dhe është një tronditje, që bëhet e shumëfishtë kur e sheh këtë shifër nga këndvështrimi qytetar.
Vlerësohet nga të gjithë dhe në mbarë botën niveli i arsimit e përkon me nivelin e ekonomisë sa më shumë investojmë në arsim aq më shumë kemi investuar në ekonomi.
Ata, që sot janë 15 vjec dhe kanë 9 vite shkollim kanë 8 vje,t që shkojnë në shkollë nën qeverisjen e Saliut kanë 8 vjet pasi kanë marrë abc në klasë të partë që viti pas viti i nënshtrohen kushteve të një shkollimi të një sistemi që ka falimentuar”.

57 për qind analfabetizëm funksional, që do të thotë njerëz, që nuk dijnë shkrim dhe këndim ta vënë shkrimin dhe këndimin në funskion jetik.
Rama në fjalën e tij tha se për cështje arsimi qeveria nuk ka gojë të flasi si nuk ka gojë të flasë ministria brendshme për shifrat e krimit, ministria bujqësisë pasi ka humnerë mes llafeve dhe realitetit. “Shikoni rrugët, nuk kanë qenë në gjendjen që janë sot, paratë nuk kanë qenë aq të shumta, dhe investimet nuk kanë qenë kaq të dobta, fshati në gjendje mesjetare”, - tha Rama.

(ad.ti/s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Barcelona do të rrisë taksën turistike

Barcelona do të rrisë taksën turistike