'Në fillim të marsit mbërrijnë 14 mijë doza nga AstraZeneca', Manastirliu: Do vaksinohen grupmoshat nën 65 vjeç! Rama: Fillojmë dhe me mësuesit (Video)

Në javët e para të muajit mars, në vendin tonë pritet të mbërrijnë 14 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga instrumenti i COVAX. Me ardhjen e tyre, do fillojë dhe vaksinimi i personave nën 65 vjeç.

Këtë e ka konfirmuar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila së bashku me kryeministrin Edi Rama ishin në stadiumin 'Air Albania'.

Gjithashtu, ministrja tha se procesi i vaksinimit kapilar do të mbikëqyret dhe nga Forcat e Armatosura.

"Vijojmë vaksinimin e stafeve mjekësore. Arrijmë në mbi 13 mijë vaksinime. Jemi duke përgatitur vaksinatorët e rinj. Trajnimi do bëhet në Arenën Kombëtare. Ditën e nesërme presim 15 mijë vaksina nga Pfizer dhe brenda 10 ditëshit të parë të marsit presim dhe 14 mijë vaksina të AstraZenecës nga COVAX dhe do fillojmë nën 65 vjeç në targetin e vendosur nga ISHP" - tha Manastirliu.

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se gjithashtu me mbërritjen e dozave nga AstraZeneca do fillojë vaksinimi dhe për mësuesit.

"Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve. Sfida është të garantojmë një sasi të konsiderueshme dhe të kemi lajme të mira shumë shpejt. Kontaktet janë të vazhdueshme, duket mirë por mos të flasim përpara kohe" - tha Rama.

Ashtu siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Rama, ditën e nesërme do të mbërrijnë 15 mijë vaksina nga Pfizer. Kujtojmë se procesi i vaksinimit ka filluar në shumë qytete të vendit ku përveç bluzave të bardha, vaksinohen dhe personat mbi 80 vjeç të cilët janë në qendra sociale si dhe stafet kujdestare të tyre.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulkuqet mbi mure: 28/02/2021 18:50

    Me te vegjelit te hyjne ne mence ndersa te tjeret te ngrohen ne diell.

    Përgjigju
  • Tirona: 28/02/2021 16:16

    Po Moshen mbi 65 deri 79 kur do te vaksinohen , shikoni se mos keni bere ndonje lapsus.

    Përgjigju
  • Turi: 28/02/2021 12:33

    Astra zeneka nuk eshte miratuar nga FDA....JONSON AND JONSON U MIRATUA DJE,,,NE GJERMANI ASKUSH NUK PO E BEN ASTRA-ZENEKEN.....

    Përgjigju
  • Durrsaku: 28/02/2021 11:35

    Znj. Ministre dje keni deklaruar qe do vaksinohen edhe gazetaret e terrenit. Nuk jam kundra po punonjesit e policise qe jane ne terren dhe qe jane ne kontakt me njerzit ndoshta dhe pa deshiren e tyre pse nuk duhet te vaksinohen çeshte me e keqe as ju nuk po e permendi me fare kte fakt

    Përgjigju
    • @durrsaku: 28/02/2021 16:42

      Shume e drejte dhe kane nje vit qe mbajne shume peshe te madhe te pandemise. Gazetaret e kane mundesine te ruajne dhe distancen

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen