Rama: Brenda vitit përfundon rruga e Dukagjinit! Gati ‘paketa e maleve’, do iu jepet leja për ndërtim ndërsa prisni marrjen e tapisë

 

Nga Thethi, kryeministri Edi Rama lajmëroi se brenda vitet pritet të përfundojë rruga e Dukagjinit, duke theksuar se do t’i japë një tjetër hov turizmit në veri. Kreu i qeverisë tha se qeverisë nuk i është dhënë mundësia që të punojë për Thethin, jo se e kishte lënë në harresë.

“Nuk jemi kujtuar për Shkodrën vonë, por nuk na është dhënë mundësia të bëjmë më shumë. E pamundur që qeveria të bëjë diçka që kërkon vullnetin dhe bashkëpunimin e Bashkisë, pasi është në shkelje të ligjit. Arsyeja që sot është një zotim i mbajtur në këtë kohë kaq të shkurtër, është se puna përgatitore ka qenë, ndërkohë që Bashkia Shkodër është diçka tjetër sot.

Nëse dikush çohet dhe bën çati të kuqe me tjegulla si në jug, prish harmoninë dhe bën diçka që vret syrin. Dhe çdo vrasje syri ul numrin dhe interesin e turistëve. Këtu syri duhet vetëm të shijojë dhe të mrekullohet jo të vritet. Brenda vitit rruga e Dukagjinit do të përfundojë, do të hapë një tjetër perspektivë, një tjetër zonë që është e pavizitueshme, ose që sot vizitohet me shumë vështirësi. Do hapë hapësirë për investimet”, tha Rama.

Sa i takon investimeve, për shkak të kërkesave sidomos të emigrantëve që jetojnë jashtë, Rama tha se po përfundon ‘paketa e maleve’, përmes së cilës parashikojnë që të jepen leje ndërtimi, ndërkohë që vazhdojnë procesin për t’u pajisur me certifikata pronësie. Kreu i qeverisë tha se për të mbështetur investimet parashikojnë edhe ndërhyrje në bankë, ku pritet të vendoset garanci shtetërore për ata që do marrin kredi për të investuar.

"Jemi duke përfituar paketën e maleve në mënyrë që t’u japim mundësi të gjithë atyre që janë në emigracion që të kthehen sepse Beneti po më thoshte që ka kërkesa në rritje për tu kthyer dhe investuar në tokën e tyre që nuk e kanë sot me letra. Prandaj po ndërtojmë program të veçantë për malet që të mund t’u jepet toka, që tu jepet mundësia të ndërtojnë me leje para se të marrin titullin përfundimtar të pronësisë, në marrëdhënie me shtetin, me atë qiranë e famshme 1 euro për të marrë tokën për të ndërtuar dhe ndërkohë vazhdon proceset. Por ama ajo tokë është e jotja stan merr njeri. Duke pasur kontratën me shtetin ti mund të shkosh në bankë. Te banka do të bëjmë një tjetër ndërhyrje për të vënë garanci shtetërore për kreditë tuaja se pashë disa marrëveshje me bankat të pak njerëzve këtu me interesa të larta. Do bëjmë një ndërhyrje që ta lehtësojmë dhe të mbyllim gjithë ciklin dhe t’iu japim mundësi atyre që janë jashtë që të investojnë këtu", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama jep 200 certifikata pronësie në Theth, edhe për Kishën: Falim gjobat për ndërtimet pa leje! Brenda vitit përfundon rruga e Dukagjinit


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI