Rama citon Gaz Pajën: Edhe ata që ishin kundër Teatrit të rij, e kanë kuptuar që është për të mirë

Rama citon Gaz Pajën: Edhe ata që ishin kundër Teatrit të rij, e kanë kuptuar që është për të mirë

TIRANË- Aktori Gazmend Paja, është personazhi i radhës, që ka cituar kryeministri Edi Rama, si një nga zërat që është rreshtuar pro ndërtimit të një godine të re të Teatrit Kombëtar. Ai shkruan se është një nevojë urgjente një godinë dinjitoze për legjendat që i kanë dhënë shumë artit shqiptar.

Madje thekson se edhe ata që në fillim ishin kundër, e kanë kuptuar që kjo është një vendim në të mirë të tyre.

"Gaz Paja s’ka nevojë për asnjë prezantim besoj. GAZMEND PAJA:Fryma është pozitive, edhe ata që nuk kanë qenë dakord, janë bërë të logjikshëm dhe kanë kuptuar se kjo është në të mirë. Jam pro teatrit të ri, unë respektoj maksimalisht legjendat që kanë kaluar dhe janë gjallë, por jam edhe natyrë që e dua zhvillimin për vete dhe për ata që do vijnë pas nesh. Le ta mbajmë atmosferën pozitive, bashkëpunuese. Ndoshta artistit nuk i duhet teatër se artin e tij e bën kudo, por jam për një teatër të ri se jam pro zhvillimit", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 20/08/2019 10:33

    S'po thote kush qe nuk duhet teater i ri, se po devijon ceshtja. Ne duam teater te ri, por jo qe per hir te nje teatri te ri te falim mijera metra katrore toke ne mes te Tiranes. Pra, si artiste jemi dakord me Kryeministrin, si qytetare jemi absolutisht te neveritur nga ky perdorim i teatrit per perfitime private nga ndertimi mbi prone publike. Kaq e thjeshte eshte.

    Përgjigju
  • Altini: 20/08/2019 02:28

    Po Edver,eshte dhe per te miren e kuletes tende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre