TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotme me fjalë të Shën Agustinit, që vijnë në në një periudhë të vështirë për vendin, i cili po përballet me COVID- 19 prej më shumë se 1 muaji.

"Zoti na do gjithsecilin sikur të ishte vetëm njëri prej nesh në këtë botë", shkruhet në postimin e kreut të qeverisë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Tashmë është bërë e përditshme që kryeministri Rama, herë pas herë i drejtohet miqve të tij virtualë me fjalë të shenjta, diku motivuese, diku i bën thirrje për durim dhe shpresë.