“Qëllimi i takimit ka qenë ndihma e fermerëve qe kanë marrë kredi nga bankat. Dëmtimi i prodhimeve të tyre dhe serave i vendos ata në kushte të vështira. Kërkesa jonë e qartë. Këta kredimarrës duhet t’iu jepet koha e nevojshëm.”- tha Rama në një deklaratë prë mediat pas takimit duke shtuar se se “Përgjigja e bankave e qartë Po do u krijohet kjo lehtësi.”
Rama theksoi se do të diskutohet dhe do të dakordësohet më tej me bankat e nivelit të dytë për detajet për kreditë e marra nga fermerët e prekur nga fatkeqësia.
Rama takimi me Bankat për kreditë i frytshëm
Kryeministri Rama bën me dije nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook se jo vetëm takimi me bankat, por dhe problematika të tjera do të trajtohen në takimin e mesditës së sotme me mediat.
“Takim i frytshëm me bankat për kredimarresit e zonave bujqësore të përmbytura. Në 13.00 komunikim për mediat jo vetem për këtë”, shkruan Rama.
Ministri i Bujqesisë, Panariti, ka kërkuar më herët nga bankat që të pezullohen pagesat e kësteve të kredive për biznesin agro-ushqimor dhe fermerët e përmbytur. Edhe Presidenti Bujar Nishani kërkoi nga institucionet shtetërore dhe bankat, që të bashkëpunojnë për të krijuar lehtësira përsa i përket kësteve të kredive për fermerët në zonar e përmbytura.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)