Rama: Dakordësi me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar! I papranueshëm moralisht, politikisht, logjikisht diferencimi i BE-së, por ne ia dolëm

Rama: Dakordësi me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar! I papranueshëm moralisht, politikisht, logjikisht diferencimi i BE-së, por ne ia dolëm

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Mes kritikave për Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është arritur parimisht një marrëveshje me kompaninë Pfizer për të siguruar doza të vaksinës anti-COVID, proces i cili do të nisë në muajin janar. Kjo arritje, për kreun e qeverisë ka ardhur vetëm si rezultat i diplomacisë shqiptare dhe kontakteve në New York dhe jo mbështetjes së BE-së.

Nisur nga kjo, Rama thotë se ky diferencim i bërë sipas tij nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor është i papranueshëm në çdo aspekt, edhe pse pavarësisht kësaj, shton se Shqipëria ia doli që të siguronte marrëveshjen.

"Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar! I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit”, shkruan Rama.

Një përgjigje nuk e ka nguruar as po opozitën, që e ka akuzuar se nuk ka bërë asgjë për të siguruar vaksinën anti-COVID.

“Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza”, shkruan mes të tjerave Rama.

Më herët, Rama tha se është në bisedime dhe me kompaninë  AstraZeneca dhe në fund me Moderna-n. Kjo marrëveshje është arritur pas një vizite 4 ditore në SHBA të kryeministrit Edi Rama në fillim të muajit dhjetor, ku ka njoftuar se ka pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me bosin e Pfizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork.

Bosi i Pfeizer, Albert Burla me kryeministrin Edi Rama

Vaksinimi do të jetë falas dhe jo i detyrueshëm dhe do të nis me mjekët e infermierët që janë në vijën e parë të betejës COVID-19 dhe më pas me mësuesit si edhe policët për të filluar më pas me popullsinë në masë. Vaksinimi është planifikuar që të zhvillohet në stadiumin kombëtar me qëllim që të shmanget radha dhe të ruhet distancomi social.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 30/12/2020 23:21

    Politika shqiptare akoma e sheh BE si tepsi... kur ato na kerkojne reforma per te miren tone, kto bejne sikur nuk kuptojne. Tani prit rradhen si gjith shetetet tjera te Ballkanit...

    Përgjigju
  • Paulin: 30/12/2020 19:50

    po pse nuk shkove tek kumara Erdogan kete radhe??!!! Nuk eshte e turpshme Europa me ne por ju me Europen. I shtrini doren dhe lypni vetem kur nuk keni tjeter dere ku te lypni!!! Po sigurisht kumara Erdogan nuk mund te beje vaksina apo ndonje tjeter mrekulli. Ai di vetem te ndertoje xhamija e te veje flamurin turk. Ndersa ju te shiturit denoni shqipatere qe ngrihen kunder ketij pushtuesi te ndyre. Por me e ndyre eshte klasa politike komplet e shitur!!!

    Përgjigju
    • Vakcina: 30/12/2020 21:09

      Jo po i ka premtuar vuqiqi , sepse e tha me gojën e vet ( vuçiçi) para një jave ...!!!

  • o Ed;: 30/12/2020 19:46

    Po sipas trurit tend i bie qe e ka fajin Evropa qe ti je Kryepalaco dhe nuk bene asnje gje per popullin por dhe vjedh cfare te jep Evropa apo USA????Akoma nuk jeni ngopur o lengalaqer???MJERE SHQIPERIA ....Prisni kocka se keshtu jeni mesuar!!!!

    Përgjigju
  • Roza: 30/12/2020 19:40

    I madh je zoti KM! E the dhe e bere! Respekte,

    Përgjigju
  • Vaksinaxhiu: 30/12/2020 19:13

    U vaksinofshi sa më shpejt, të gjith ju të majtë apo të djathtë. Thonë që efekti kolateral i kësaj vaksinë eshtë që të amplifikon atë cka ke, dmth po pate tru ti shton.

    Përgjigju
    • Tirona: 31/12/2020 07:20

      ......dhe po pate pak ti pakson dhe me teper........

  • Besi: 30/12/2020 19:11

    Te stadiumi? Dmth vetem Tirana do vaksinohet? Po Erseka dini gje, apo kur te behet stadiumi....

    Përgjigju
    • ersekari: 31/12/2020 00:23

      Po edhe ne erseke do na vije vaksina o vella ersekar.

  • Artur: 30/12/2020 18:46

    Sa doza do sillen? Pse nuk e merr ne konsiderate vajsinen ruse? Se ketej sha BE dhe nga ana tjeter refuzon vaksinenn ruse. Vendos, cfare do te besh o ketej e andej

    Përgjigju
  • ROLAND: 30/12/2020 18:19

    JE I MADH PO E SOLLE

    Përgjigju
  • Ishallaaaaa: 30/12/2020 18:09

    Nuk eshte si puna negociatave e dekoratave qe ndave me ambasadoret o ed drama jone e perbashket

    Përgjigju
  • Berta: 30/12/2020 18:03

    HALLALL

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 30/12/2020 17:38

    Edo je gjigand! Qente le te lehin ty te zgjatet jeta

    Përgjigju
    • Juli: 31/12/2020 07:39

      Po mo aqif po tenfusha begsave ska tironsa po te ardhur.ti mund te kesh lind ne tiron ama tirons nuk je se tironsi se rru patllaken per me bo politik e me majt krahun e te djathteve ose te majteve.un katunar petrele jam e jam i sigurt qe jon me tirons se ty ene po ishe ti brez i 4 ne tiron

    • mosbre: 31/12/2020 00:26

      Tironcat e vertete jane ato ne kashar, peze, vaqar te cileve ju bo pordha rikoshet neper poture 1 vit resht derisa i heqin per me i la ne rezervuare.Keto te tjeret pastaj vetem dine me ja bo çere bo mreeeee ose çere bo me jauuuuu bageti e gjalle pra mos kini asnje kompleks ndaj tyre se ka qytete me te vjetra e me te bukura shqiperia.

    • Aqif Kapertoni: 30/12/2020 22:40

      Te fusha e Beksave ku kom shpine une, ti sdi ku i bie. Tironsin ia tregoj kujt tdua ene sidomos sufllaqeve te bodrumit me origjine komuniste

    • Juli: 30/12/2020 19:08

      As ti aqifo sje tirons.ska tironc me tok qe te doj salen e shpuren e tij qe jau moren tokat me te futme e me 1 kg ulli.

    • Aqif Kapertoni: 30/12/2020 17:47

      Ti sje tirons. Ska tirons komunist, ti je sufllaqexhi qe do doje shume me qen tirons

  • Emigrant: 30/12/2020 16:37

    O komandant merr vaksinen ruse se esht me cilesore dhe anglia do vaksinohet me vaksinen ruse mos mba shpres vetem nga ameriqia

    Përgjigju
    • X EMIGRANTIN 2: 30/12/2020 19:35

      Informohu mire para se te dh..sesh se mos e bene ne brek;Kush eshte nen kontrat te maskuar me ASTRA-ZENECA:do me thene qe eshte SPUTNIK;Lajm qe ne ne Europ e dime te gjithe edhe e folur zyrtarisht!Nejse,pak rendesi ka politika sepse armiku eshte COVID dhe vaksina te arrij sa me pare per te shpetuar njeriun !!!

    • Pjeter: 30/12/2020 18:00

      Hahaga Anglia me Sputinik? Te pakten ndonje trapllek tjeter,te dukesh pak me i besushem.

    • Emigrant 2: 30/12/2020 17:34

      Te dh....a vaksinen ruse, e pacertifikuar dhe e patestuar, vetem me propagande ruse!Ajo e AstraZeneca-s eshte me e thjeshte ta ruash edhe kushton me pake kinse efikasiteti eshte 95% po sa ajo e Pfizer/BioNtech. Shqiperia ka partner SHBA, BE dhe MB dhe jo Rusine

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë