Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se ajo çka më së shumti e shqetëson është kultura e kriminalizimit të njerëzve dhe ideve “Zgjodha të flas me ju për një temë që më shqetëson në fakt gjithnjë e më shumë, një temë e jetës sonë të përditëshme ku jemi të gjithë të përfshirë, pa përjashtim, ne, ju, nxënësit, prindërit, shoqëria si e tërë. Dua të ndajë me ju kulturën e kriminalizimit të njerëzve, të ideveve, mendimeve, punëve që në këtë vend identifikohen të gjitha së bashku me tjetrin dhe kur tjetri nuk na pëlqen, e sulmojme për ta asgjesuar me çdo kusht, idetë e tij, mendimet e tij, punën e tij. Unë nuk e kam vënë re sot. Politika e ka krijuar këtë fenomen prej shumë kohësh dhe duke qenë brenda tij është më e lehte ta shohësh dhe ta ndjesh përditë.
Me këtë luftë vrasim shpresën dhe përpjekjet për të përçuar ide krejt të ndryshme apo të kundërta. E ndaj këtë shqetësim me ju sepse detyra juaj është shumë e madhe.Ne sot synojmë një sistem që në bazë të vlerësimit bën një klasifikim jo të kotë, për të rekrutuar mësuesit për të gjitha lëndet dhe çdo pozicion ku ka nevojë, duke iu referuar jo partisë, as parave, por pikëve”, ka thënë Rama.
Kryeministri Rama në vijim të fjalës tha se “Dua të bëjë një diskutim filozofik të mërzitshëm ku do përpiqem ta konkretizoj duke folur për arsimin dhe çfarë mund të thuhet për arsimin, mund të thuhet duke folur për gjithcka tjetër për shëndetësine, ekonominë, kulturën, sportin. Në kaluam në Kuvend një reformë shumë të thellë në këndvështimin tim, historike të arsimit të lartë, një proces shembullor, konsultime, dialog, analiza, ekspertize, ndërveprim për më shumë se një vit rrjesht, por ajo çfarë u shfaq ishte e njëjta gje sëmundja për të cilën po flas. Një epilog i përbaltur me një proces kriminalizimi që përshkroi të gjithë epilogun.
Gënjeshtra, shpifje, akuza falsifikime të hatashme të thelbit të kundërshtisë. Nuk e kam me kundështinë, por mungesën e cilësisë së saj dhe nuk e kam vetëm me politkën, por sëmundja që lindi nga politika dhe preku politiken sot ka prekur të gjithë. Ka prekur çdo hapesirë ku ka mundësi për një debat dhe po asgjeson aftësitë tona për të bërë debat. Në vend të debatit bëjmë luftë dhe lufta nuk i ngjan asnjë forme kovencionale të luftës ku ka disa rregulla, disa mjete dhe ku ka sjellje të përcaktuara dhe ne nuk vrasim njëri tjetrin, por shpresën, përpjekjet për të përcuar ide krejtë të kundërta, por që në një shoqëri të shëndetshme respektohen si shprehje e domosdoshmerisë për të respektuar tjetrin të ndryshim”.
Rama gjithashtu theksoi se “35 milione euro borxhe kishte sistemi arsimor para dy vitesh, mbi 400 mësues pa arsim përkatës apo jashtë profilit. Kanë prodhuar 177 mijë nxënës me dije të deformuara e duke lënë jashtë sistemit mësuesit e aftë ashtu sikundër mijera të tjerë u prekën nga 18 universitete private dhe një publik jasht cdo standarti dhe ishte e veshtirë për ne, por zgjidhja janë reformat që janë të domosdoshme. Nuk ka institucion apo shtet që të preke meritat e mësuesit dhe për këto arësye ne po punojmë që të kualifikojmë mësuesit, që gjithsecili të ketë kartën e tij, kreditet e tij dhe kredibilitetin e tij, e të mos ndryshojnë sa herë ndërrojnë partitë”.
Fjala e Kryeministrit Rama në darkën me mësuesit e spikatur në gjithë vendin
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)