Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një darkë pune me politikanin dhe biznesmenin Behgjet Pacollin. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Rama në rrjetet sociale ku ka ndarë një foto së bashku me Pacollin dhe nënvizon se u diskutua për planin e ndërtimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Rama sakaq ka zbuluar edhe se i ka dhuruar Pacollit verë Kallmeti, ambalazhin e të cilës e ka krijuar vetë duke e pikturuar.
‘Me mikun tim të çmuar Behgjet Pacolli, pas një darke pune për planin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës’- shkruan Rama.
Nga ana tjetër Behgjet Pacolli theksin se qëllimi kryesor është të bëjmë aeroportin modern që të shërbejë si një "HUB" ndërkombëtar(transoqeanik).
‘Me mikun tim te shtrenjte, KM Edi Ramen pas nje darke pune per kantierin e madh te Aeroportit te Vlores, projektimi i të cilit është duke avancuar. Qëllimi kryesor është të bëjmë një aeroport modern që do të shërbejë si një "HUB" ndërkombëtar(transoqeanik). Në fund kisha kenaqesine e marrjes me vete te nje edicioni special te veres shqiptare "Kallmet", etiketuar e ambalazhuar nga artisti Edi Rama.’- shkruan Pacolli.
Ndoshta edhe e kam gabim por duket që njeri do jetë peshku gjigand i rradhës , uroj të mos jetë baca se kam një simpati per të si biznesmen jo politikan … koha do ta mesojë , por uroj që të jetë vetëm një parashikim i gabuar…
PërgjigjuMbetet te shihet se cili nga ju te dy do te ja fut i pari tjetrit.
Përgjigju