“Dashnor Sula është dashuruar jo pas sportit, por pas dhunës që e përshkallëzon herë pas here duke arritur të nxjerrë dhe armën në një mjedis sportiv” është shprehur Rama.
Deklaratat e kryesocialistit u bënë gjatë prezantimit të programit mbi sportin të PS. Rama shoqërohej këtu nga deputeti i PS Fidel Ylli, i cili një ditë më parë në një deklaratë shtypi shprehu qëndrimin zyrtar të PS për incidentin më deputetin Sula.
“Në një realitet të dhunës, një deputet, i cili quhet Dashnor Sula është i dashuruar jo mbas sportit por mbas dhunës që e përshkallëzon herë pas here duke arritur deri të nxjerrë dhe armën në një mjedis sportive. Përfytyroni vetëm për një çast sikur një deputet i cilido vendi evropian do kishte nxjerrë revolen në stadium . Është e pa përfytyrueshme apo jo. Ashtu sikundër nuk ka vend të BE ku dhuna në stadium pranohet si një statuskuo dhe të vazhdojë pareshtur duke bërë dy dëme të mëdha. Nga njëra anë duke dëmtuar seriozisht futbollin dhe nga ana e tjetër duke dëmtuar shumë seriozisht marrëdhënien mes publikut dhe sportit”, është shprehur Rama.
Kreu i PS-së ka nënvizuar se ndaj dhunës duhet masa drastike.(ns/shqiptarja.com)