Kryesocialisti Edi Rama iu la porosi të tijve që dëgjimi të bëhet teknologjia më e avancuar e Partisë Socialiste.
“Dëgjimi duhet të behet teknologjia më e avancuar e PS. Njerëzit që nuk votojnë për ne, nuk kanë votuar për ne, por janë njerëz që i besojnë punës dhe besojnë tek vetja dhe tek zhvillimi i vetes përmes punës, janë njerëzit tanë. Mes nesh dhe atyre mungon vetëm komunikimi i drejtpërdrejtë. Nëse besa është një fjalë që qëndron në krye të dokumentit tonë strategjik, kjo lidhet me faktin që fjala jonë ndaj qytetarit kërkon të kontrollohet në gjithë procesin e trajtimit të saj dhe këtë gjë e bëjnë mekanizmat e metodës që do duhet të vërë në zbatim qeveria. Ata që kanë humbur armatat e fitoreve të gjithë bashkë kanë pasur karakteristika të ndryshme, kanë fituar me veshët hapur, kanë qeverisur me veshët mbyllur. PS duhet të futet të përjashtimet, ky është misioni. Nëse PS do bëhet përjashtim, do futet tek përjashtimet, PS do jetë jo në skenë, por në qendrën e skenës edhe pasi të paktën disa nga ne të mos jenë në këtë detyrë. Nëse jo, atëherë nuk do te ketë skenë për PS”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
‘Prania besnike’, dokumenti i ri i Ramës: Transformim makinerisë elektorale të PS, detyrim për të dëgjuar njerëzit! S’ka dorëheqje pa u ulur në sofrën e BE










