Vaksinimi antiCOVID po vijon në mbarë vendin, sipas kategorive të përcaktuara në bazë të moshës dhe profesioneve të veçanta. Për të moshuarit e vaksinuar më herët ka nisur marrja e dozës së dytë të vaksinës, në të gjitha qendrat e përqendruara të vaksinimit. Sot do të marrin dozën e dytë 10 mijë të moshuar.
Të moshuarit, që po vaksinohen në pikën e vaksinimit në sheshin "Skënderbej", i vizitoi sot Kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi mbarëvajtjen e procesit.
“Sot kemi ditën e rivaksinimeve. Kemi mbi 10 mijë planifikime sot. Kemi kryer mbi 416 mijë vaksinime deri tani e sot kalohet në 425 mijë, apo edhe më shumë. Ndërkohë që kemi disponibilitet mbi 300 mijë vaksina”, – tha Manastirliu.
Procesi vaksinimit masiv po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Në total janë kryer 417,146 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilave 322,710 vaksinime për personat mbi 60 vjeç.