Rama dhe Meloni batuta me njëri-tjetrin në tryezën e liderëve në Britani, kryeministrja italiane: Ky e njeh më mirë se unë politikën

Rama dhe Meloni batuta me njëri-tjetrin në tryezën e liderëve në Britani, kryeministrja italiane: Ky e njeh më mirë se unë politikën

Giorgia Meloni dhe Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Britaninë e Madhe.

Ndërsa janë ulur të gjithë në një tryezë, Rama dhe kryeministrja Italianë nuk i kanë kursyer batutat. Meloni është drejtuar nga liderët e tjerë në tryezë duke u thënë se Rama, “merr vesh më shumë se ajo nga politikat italiane”.

“Ai i njeh politikat europiane më shumë se unë. Në disa raste është ai që mi shpjegon politikat italiane. Është thuajse italian”, ka thënë ajo.

“Kjo sepse më duhet t’i studioj të dyja palët. Kjo studion vetëm kundërshtarët”, i është përgjigjur Rama me humor.


Lajmi kryesor:

Liderët e BE mblidhen në Londër, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Keir Starmer! Me Melonin do drejtojnë tryezën për emigracionin


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Pastrimi i parave

‘Pastrimi i parave "ulëret" në çdo lagje të Tiranës’ Meta: Këtë nuk e sheh vetëm SPAK-u