Ekipit Olimpik Shqiptar i është dorëzuar Flamuri Kombëtar përpara nisjes drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të cilat zhvillohen nga 26 korriku deri në 11 gusht.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ceremonia e dorëzimit të flamurit, teksa u shpreh krenar për Ekipin Olimpik Shqiptar.
“Krenar për Ekipin Olimpik Shqiptar që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike”, shkroi Rama në kanalet e komunikimit.
Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike. Katër janë sportistë të kualifikuar, atletja Luiza Gega që do të garojë në 3000 m me pengesa, mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg).
Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.
Mundesi per nje medalje??Zero, ndoshta vetem mundsit çeçen mund te bejn mrekullin. Nderkohe Kosova ne dye edicione ka 3 medalje te arta, heren e fundit San Marino mori 2 medajle nje te arte. Maqedonia ka medalje. Ne zero me bisht
Përgjigju