Veliaj prezanton strategjinë për zhvillimin e Tiranës: Kemi transformuar çdo cep, krenar për investimet në arsim! 10 projektet për 5 vitet e ardhshme

Në parkun Olimpik të Tiranës u prezantua sot strategjia e zhvillimit të Tiranës në 5 vitet e ardhshme. Me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe disa prej drejtuesve të sektorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës u ndalën në disa prej fushave më të rëndësishme ku është investuar dhe ku do të fokusohet puna në planin e ri strategjik zhvillimor të kryeqytetit.

Veliaj tha se ndihet krenar për investimet në arsim, ku deri më tani janë ndërtuar mbi 40 shkolla, ndërsa në shtator pritet të hapen edhe disa shkolla të reja.

“Krenaria ime më e madhe, - tha Veliaj, - janë shkollat, kopshtet dhe çerdhet e reja që kemi ndërtuar në Tiranë. Janë investime që do t’i ngelen qytetit edhe për 100 vitet e ardhshme. Por, jam krenar edhe për faktin se kemi investuar te dija, si i vetmi aset që nuk na e merr dot askush.”

Kryebashkiaku tha se këtë pranverë pritet të hapet piramida, e cila do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë së inovacionit dhe digjitalizimit. Ndërkohë, Veliaj prezantoi edhe 10 projektet që do t’i shtohen në 5 vitet e ardhshme Tiranës, mes tyre Teatri Kombëtar, rehabilitimi i Kopshtit Botanik, stadiumi Selman Stërmasi, apo edhe Muzeu i Tiranës. Po ashtu, Veliaj tha se Kampusi i ri Universitar është një tjetër projekt i rëndësishëm, ku do fokusohet puna në 5 vitet e ardhshme.

“Projekti ynë i katërt ka të bëjë me Kampusin Universitar. Ne kemi mbaruar Kampusin Universitar te Universiteti Bujqësor, 8 godina fantastike të projektuara nga arkitekti Vinny Mass; e kemi dhënë vendimin aty, nuk do të kthehemi më mbrapsht. E njëjta gjë me godinat e Mjekësisë te “Farmacia 10”, e njëjta gjë tek “21-shi”, me godinat e Inxhinierisë, dhe në Qytetin Studenti. Jemi në fazën ku po projektohet Fakulteti i ri Juridik, fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Gjuhë Letërsisë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale,” tha Veliaj.

Ndër projektet e tjera ai veçoi Zonën e Lirë të Zhvillimit Ekonomik të Tiranës.

“Projekti më ambicioz është padyshim projekti ynë i pestë, Zona e Lirë e Zhvillimit Ekonomik të Tiranës. Bëhet fjalë për hapësirën midis Kombinatit dhe Kasharit. Sapo kemi marrë licencën nga Kryeministri dhe Qeveria, që të jemi ne operatori i Zonës së Lirë Ekonomike. Besoj se do të jetë qendra më e madhe e punësimit, jo vetëm për Kombinatin dhe Kasharin, por për të gjithë ata në Tiranë që duan të punojnë në këto teknologji të reja", vijoi Veliaj.

I pranishëm në prezantim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili falënderoi Erion Veliajn për punën e bërë në Tiranë dhe për optimizmin e pashërueshëm siç e cilësoi ai.

10 projektet:
1.Teatri Kombëtar
2.Stadiumi i ri “Selman Stermasi”
3.Një Muze i Artit Modern
4.Kampusi i ri Universitar
5.Zona e Lirë e Zhvillimit Ekonomik të Tiranës
6.Qendra e re e Konventave
7.Qendra e Panaireve
8.Muzeu i Tiranës
9.Kopshti Botanik
10.Pallati i Ri i Sportit “Asllan Rusi”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
Transformimi i kryeqytetit, Veliaj: Ja cilat janë 10 projektet ikonike të 5 viteve të ardhshme në Tiranë  

10 projekte të reja ikonike do t’i shtohen Tiranës në 5 vitet e ardhshme të bashkisë së Tiranës, që do të jenë edhe paja për gjeneratën tjetër. Gjatë prezantimit të Strategjisë së re 5-vjeçare të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se këto projekte do të jenë imazhi i ri i Tiranës moderne.

“Në 5 vitet e ardhshme duam të përfundojmë 10 projekte kryesore, që do të jenë ikonë për Tiranën, si paja që ne ia lëmë një gjenerate tjetër të të rinjve të Tiranës. Projekti i parë: Teatri Kombëtar. Detyra jonë nuk është që t’iu pëlqejmë të gjithëve, detyra jonë është që t’i shërbejmë të gjithëve, edhe atyre që deri dje në verë shkonin me peshqir e në dimër me batanije në Teatër, e të sigurohemi që projekti i Bjarke Ingels e kthen Tiranën në kryeqytetin e artit dhe të kulturës bashkëkohore në rajonin tonë. Projekti ynë i dytë kryesor është stadiumi i ri “Selman Stermasi”. Kemi filluar gjithë procedurat dhe dhe idetë e projektit. Si projekt i tretë i yni është Muzeu i Artit Modern, si në çdo qytet i madh dhe i rëndësishëm të botës. I kemi sot mundësitë, ashtu siç u transformua TOB-i, ashtu siç u transformua stadiumi, ashtu e kemi mundësinë të kemi një Muze të Artit Modern. Hapësira do të jetë tek Bulevardi i Ri,” u shpreh Veliaj.

Po ashtu, Kampusi i ri Universitar është një tjetër projekt i rëndësishëm, ku do fokusohet puna në 5 vitet e ardhshme.

“Projekti ynë i katërt ka të bëjë me Kampusin Universitar. Ne kemi mbaruar Kampusin Universitar te Universiteti Bujqësor, 8 godina fantastike të projektuara nga arkitekti Vinny Mass; e kemi dhënë vendimin aty, nuk do të kthehemi më mbrapsht. E njëjta gjë me godinat e Mjekësisë te “Farmacia 10”, e njëjta gjë tek “21-shi”, me godinat e Inxhinierisë, dhe në Qytetin Studenti. Jemi në fazën ku po projektohet Fakulteti i ri Juridik, fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Gjuhë Letërsisë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale,” tha Veliaj.

Ndër projektet e tjera ai veçoi Zonën e Lirë të Zhvillimit Ekonomik të Tiranës. “Projekti më ambicioz është padyshim projekti ynë i pestë, Zona e Lirë e Zhvillimit Ekonomik të Tiranës. Bëhet fjalë për hapësirën midis Kombinatit dhe Kasharit. Sapo kemi marrë licencën nga Kryeministri dhe Qeveria, që të jemi ne operatori i Zonës së Lirë Ekonomike. Besoj se do të jetë qendra më e madhe e punësimit, jo vetëm për Kombinatin dhe Kasharin, por për të gjithë ata në Tiranë që duan të punojnë në këto teknologji të reja. Ndërkohë, ka ardhur koha që të mendojmë për një Qendër të re të Konventave. Pallati i Kongreseve në 90% të vitit është i rezervuar. Kemi identifikuar një tjetër hapësirë te “Bulevardi i Ri”, përballë zonës ku duam të bëjmë Muzeun e Arteve Moderne, për të pasur një tjetër Qendër të Panaireve, Kongreseve, të Koncerteve e të Konventave. Duam gjithashtu të kemi një Qendër të Panaireve. Jemi duke parë disa hapësira në Farkë, pranë tregut Agroushqimor, sepse kemi një kërkesë të jashtëzakonshme për zhvillimin e panaireve në Tiranë,” u shpreh kryebashkiaku.

3 projektet e tjera që përmendi Veliaj janë: “Projekti ynë i tetë, që besoj do të jetë ikonik për Qytetin, ka të bëjë me Muzeun e Tiranës. Është hera e parë që bashkia blen një pronë private për t’ia kthyer publikut.

Projekti i parafundit është Kopshti Botanik. Do ta kthejmë në një hapësirë dinjitoze për Qytetin, ku t’i japim dhe një mundësi Universitetit, që ta shfrytëzojë për rritjen e kapacitetit. Duam të bëjmë të njëjtën gjë tek Kopshti Botanik. Mos na pengoni sepse do ta qajmë atë punë dhe do të jetë një hapësirë e jashtëzakonshme. Projekti i fundit do të jetë Pallati i Ri i Sportit “Asllan Rusi”. Pallati i Sportit ka qenë një hangar i avionëve të kohës së Italisë, kohës së fashizmit. Ka ardhur koha që Tirana të ketë një arenë të mirëfilltë për volejbollin dhe basketbollin,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

10 projektet:

1.Teatri Kombëtar

2.Stadiumi i ri “Selman Stermasi”

3.Një Muze i Artit Modern

4.Kampusi i ri Universitar

5.Zona e Lirë e Zhvillimit Ekonomik të Tiranës

6.Qendra e re e Konventave

7.Qendra e Panaireve

8.Muzeu i Tiranës

9.Kopshti Botanik

10.Pallati i Ri i Sportit “Asllan Rusi”

Ora 13:15
Veliaj: Kemi transformuar çdo cep të Tiranës, vijojmë me punët e mira edhe 5 vitet e ardhshme

Gjatë fjalës së tij, në analizën e punëve të Bashkisë së Tiranës dhe planit strategjik 5-vjeçar, ku u prezantuan arritjet, sfidat dhe projektet kryesore të realizuara gjatë pesë viteve të fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj renditi gjithë punët që janë bërë deri më tani.

“Kemi rikonstruktuar 36 shkolla dhe kemi ndërtuar të reja mbi 40, ndërkohë që duam të vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe për lotin e fundit të shkollave. Kemi ndërtuar 9 çerdhe të reja, janë rikonstruktuar 34 të tjera. Kemi subvencionuar 50% të kostos së konvikteve dhe duam të vazhdojmë me lotin tjetër për ndërtimin e 19 konvikteve të reja. Për pak ditë përfundojmë ndërtimin te Piramida. Duam që të vazhdojmë të fuqizojmë aplikacione si Tirana ime. Kur kemi mbërritur në bashki në 2015-ën, ne kem pasur një sistem komplet demode. Sot këtë shërbim ta ofron një qytetar për çdo problematikë. E ardhmja nuk është e sporteleve, ku njerëzit rrinë me orë të tëra dhe presin në radhë. E ardhmja është digjitale. Ne duam të shkojmë 100% në një bashki digjitale në 5 vitet e ardhshme. Duam që Tiranën ta kthejmë në hapësirën më të madhe në Ballkan për të huajt, që janë nomadë digjitalë, dhe që fokusohen në shërbime të tilla. Ne do të hapin TechnoHub-in tek 5 Maji”, tha Veliaj.

Mandej kreu i Bashkisë tha se fokusi i Bashkisë së Tiranës ka qenë për çdo qytetar dhe në çdo cep të qytetit, qoftë në qendër apo në periferi.

“Duam të dyfishojmë fondin e komunitetit. Dhjetëra pallate të cilat sot mund të kenë një veshje kapotë, ashensor të ri, ndriçim të ri, një sistem të ngrohjes me panele diellore dhe një administrator që sigurohet që ashensori mirëmbahet, parkingu nuk zihet, që vlera e pallatit vijon dhe mbetet në treg. Dua që në 2023, që është edhe viti i Qytetit Evropian të Sportit, të shkojmë në 100 terrene të reja sportive. Një pjesë kemi filluar t’i përurojmë dhe do të donim që, siç nga viti i Rinisë ngeli Piramida e disa shkolla të reja, duam që nga ky vit i Sportit, Tirana të trashëgojë një ”pajë” me 100 terrene të reja sportive, si diçka që do i mbetet qyteti. Nga programi i Rindërtimit kanë përfituar deri tani 25 mijë e 100 familje në Tiranë. Kemi dhënë 11 mijë grante për ata që kanë vendosur t’i bëjnë riparimet vetë. Kanë përfituar 8000 familje nga riparimi i 526 pallateve; 3000 familje janë përfituese të granteve që kanë pasur një dëmtim më të rëndë dhe më vjen mirë që 3337 familje kanë sot bonusin e qirasë. Sot edhe në konvikte ka jetë dhe ka investime e hapësira publike, jo më në sheshin Skënderbej apo Pazarin e Ri. Një gjë për të cilën jam jashtëzakonisht krenar, më vjen mirë që në fakt që edhe në fshat është punuar, me të njëjtën frymë. Kemi punuar me të njëjtin dinjitet e cilësi, edhe në fshatra e në periferi”, tha Veliaj.

Ora 12:21
Strategjia e zhvillimit të Tiranës, Veliaj prezanton arritjet në arsim dhe teknologjinë e informacionit: Krenar për shkollat e reja

Në parkun Olimpik të Tiranës u prezantua sot strategjia e zhvillimit të Tiranës në 5 vitet e ardhshme. Me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe disa prej drejtuesve të sektorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës u ndalën në disa prej fushave më të rëndësishme ku është investuar dhe ku do të fokusohet puna në planin e ri strategjik zhvillimor të kryeqytetit.

“Krenaria ime më e madhe, - tha Veliaj, - janë shkollat, kopshtet dhe çerdhet e reja që kemi ndërtuar në Tiranë. Janë investime që do t’i ngelen qytetit edhe për 100 vitet e ardhshme. Por, jam krenar edhe për faktin se kemi investuar te dija, si i vetmi aset që nuk na e merr dot askush.”

Në Tiranë tha ai, janë ndërtuar mbi 40 shkolla, ndërsa në shtator pritet të hapen edhe disa shkolla të reja.

Disa prej ndërhyrjeve kryesore në infrastrukturën arsimore dhe atë të inovacionit:

Arsimi:

- 40 shkolla të reja dhe rikonstruktuar 36 të tjera;

- 20 kopshte të rinj dhe rikonstruktuar 34 të tjerë;

- 9 çerdhe të reja dhe 22 të rikonstruktuara;

- 4 biblioteka të rikonstruktuara;

- 25 shkolla të Tiranës janë kthyer në hapësira të hapura për komunitetin;

- Ndërtuar 13 godina të reja konviktesh;

- Janë rehabilituar 16 konvikte ekzistuese;

- Karta e Studentit me mbi 2,200 shërbime, abone falas dhe 50% të kostos së konviktit.

Inovacioni

- Piramida e cila hap dyert këtë pranverë, do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë së inovacionit dhe digjitalizimit. Aty do jetë shtëpia e re e TUMO-s që tashmë ka regjistruar 2,200 nxënës, 670 prej të cilëve kanë përfunduar nivelin e parë dhe të dytë të njohurive.

- Akademia e Kodimit ku bashkia ka dhënë të paktën 1,500 bursa për fëmijët e familjeve në nevojë;

- Shkollat e reja me laboratorë digjitalë, (klasat e kodimit që në klasën e parë fillore);

- 8 Bibliotekat e qytetit të rivitalizuara, sot shërbejnë si Qendra Komunitare dhe të Teknologjisë;

- Muzeu virtual për fëmijë (Mikrofolia) 

- Agjencia e Industrisë Kreative prej 2022, ka zhvilluar 21 aktivitete me rreth 13,000 pjesëmarrës.

Ora 12:18
Rama: Përgëzoj Erionin për drejtimin e Tiranës, për punën dhe për optimizmin e tij! Veliaj: Faleminderit për mbështetjen dhe për gjithë energjinë

 

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për punën e bërë në Tiranë dhe për optimizmin e pashërueshëm siç e cilësoi ai.

Duke folur në prezantimin e strategjisë së zhvillimit të Tiranës. Rama tha se Bashkia e Tiranës është sektor prioritar I veçantë. 

“Bashkia e Tiranës është sektor prioritar i veçantë. Nuk dua të zgjatem më shumë, ju falenderoj shumë për mundësinë. Falenderoj të gjithë ata qa që kanë kontributin e tyre në këto që pamë dhe natyrisht përgëzoj dhe Erionin për drejtimin, për punën dhe për optimizmin e tij të pashërueshëm”, tha Rama.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj falenderoi kreun e qeverisë për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e vendit.

“Shumë faleminderit Edi Ramës për mbështetjen dhe për gjithë energjinë e pafundme për të ecur përpara”, tha Veliaj.

Ora 11:57
Rama: U themi më të mirëve rrini këtu se do shpërbleheni! Batuta për Veliajn: Kur shoh tani Tiranën them me veten, ‘Paç fatin e Lali Erit’

 

Kryeministri Edi Rama uka bërë thirrje të rinjëve në çdo fushë, por edhe profesionistëve të japin më të mirën në vendin e tyre pasi do të shpërblehen. Kryeministri u shpreh se qëllimi i qeverisë është krijimi i një piramide shtetërore të pagave. Ai madje bëri dhe një batutë për kryebashkiakun të cilin e përgëzoi për punën.

“Në kushtet ku ne po rritemi në çdo fushë, rritje si askush tjetër si në turizëm. Kjo rritje kycce duhet të mbështetet nga një prodhim agrotektural, bujqësi etj. Kjo kërkon shumë gjëra por kërkon më së tepërmi njerëz që dijnë shumë.

Edhe profesione të tjera ka të nevojshme. Dhe ne po u themi më të mirëve, mjafton të vini në punë aftësitë tuaja dhe ju e keni vendin. Ne duam që t’i sjellim të gjitha këto në një piramidë shtetërore të pagave.

Natyrisht bashkia e Tiranës është sektor prioritet i veçantë. Të kesh qenë kryebashiak dhe të shohësh zhvillimin thua me vete “Paç fatin e Lali Erit”. Përgëzoj edhe Erionin për drejtimin, punën dhe për optimizmin e tij të pashërueshëm.”- tha Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/03/2023 02:49

    Kemi ndryshime te mira,kemi dhe te keqia.Nga pallatet e kullat dhe trafiku jemi bere si Mumbai,getot e Brazilit dhe qytetet afrikane subsaharjane te mbledhura se bashku,shto ketu dhe qente endacake dhe stacione autobuzesh nderqytetas derguar ne fund te botes dhe nje stacion treni inekzistent qe dyshoj se do te kete fatin e stacioneve te autobuzeve dhe tabloja u plotesua. Sa pallate e kulla jane lejuar e ndertuar ne Tirane,duke perjashtuar ata te termeteve?

    Përgjigju
  • Elsa: 13/03/2023 20:30

    Akoma e ëndërron botanikun ky? Meqë po bën më të mirën për studentët. Kopshti botanik është I universitetit me vendim gjykate. Kush jep llogari për pjesën hyrëse të parkut te Juvenilja,ku I është zhvatur gjithë ajo sipë-

    Përgjigju
  • Dottore: 13/03/2023 18:05

    Pallatin e Sportit ,me Pallatin e Konventave mund t'a Projektoni e ndërtoni aty poshtë Digës së Liqenit Të Tiranës...,duke mbjellë Pemë e shtuar hapësirat Jeshile e Publike rreth e rrotull Liqenit!..

    Përgjigju
  • Luli: 13/03/2023 17:57

    O Erion po dy anet e Bulevardit te ri kur do ti vi rradha te behen ndertime, se eshte e vetmja zone e Tirones qe ka met si ne kohe te xhaxhit, me stacionin e vjeter te trenit dhe magazinat e vjetra, me pazarin e gabit tek policia bashkiake e te tjera e te tjera

    Përgjigju
  • Qerimi: 13/03/2023 15:56

    Mir o chan mir, e ke transformu Tiranen, ca per mire, ca per keq e ca e ke shkaterru fare. Ato qe ke bo per mire, mire i ke bo vecse e ke doren ca te rende shume per leket mo, me aqe leka ben metro e jo me tram. Ato qe ke shkatrru, i ke bo pa lek, se shkatrrojne vet kta ndertusat. Mjaft tju shesesh lejen dhe e qajne ata. Hajt per hajer te dalte or cun.

    Përgjigju
  • Loni: 13/03/2023 15:29

    Shum pun e bukur e palodhur bravo Partia Punes Socialiste

    Përgjigju
  • Arti: 13/03/2023 14:56

    Tranformim eshte derisa kemi mbet a skemi mbet 2,000,000 vete. Te gjithe e kan mendjen me ik. Ky esht nje bojkot i tmerrshem dhe kolaps i demokracise ne cdo nivel. Konsolidim i frikshem pasurishe, parkime nga 40,000 EURO qe vec ne metropolet ku rrogat jane 40,000+ EUR ne vit i gje, shpi cmenduri, vila pafund per oligarke, car thua o Erjon aman se na e shpife. Flet bukur se te kan mesu kta Amerikont plera por per gje tjeter sje.

    Përgjigju
  • gjin bue shpata: 13/03/2023 14:45

    Pyllin Orbital dhe Parqet e premtuara te Tiranes multicentrike te para 8 viteve. Vetem farken ka cek pak po te tjerat si psh, te liqeni kasharit. Unazen e madhe kur e ka ne mend me e perfundu. Si i behet transportit urban? Parkimeve qe jane ceshtja kryesore e sherreve ne Tirane. Po pajisja e rrugeve me sinjalistike. horizontale dhe vertikale, kamera fikse te shpejtesise, pastrim. Kur i ka ne plan me i bo?

    Përgjigju
  • gazi: 13/03/2023 13:48

    Arritjet qe bashkia tirane bashke me ramen ka bere jane vertete shume te rendesishme dhe teper te vecanta gje qe me perpara nuk jane bere

    Përgjigju
  • Irdi: 13/03/2023 13:06

    tirana ka fituar shume cmime me keto investime qe jane bere

    Përgjigju
  • Ola: 13/03/2023 13:05

    nje kryetar qe vertet ka punuar shume per tiranen.E ka ndryshuar shume tiranen me investimet qe ka bere

    Përgjigju
  • Or tej: 13/03/2023 12:50

    Lum trafikantet e droges qe ju kane ne qeveri or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • [email protected]: 13/03/2023 12:38

    Stambolli digjet dhe kurva krihet, i thone ketij muhabeti

    Përgjigju
  • Endri: 13/03/2023 12:16

    Ca pagash thua mer plak, se sot Bejn hajer vec ata qe merren me droge dhe ata qe ti i fryn me tendera shteteror. Se ska Shanse biznesi privat te rritet me kete ritem, sikurse e propagandon ti.po si ka mundesi, kaq shume servila ke afer vetes , sa step lejn me pa realitetin. Hajduter

    Përgjigju
  • Lea: 13/03/2023 12:03

    Puna juaj e palodhur ka bere qe sot te jemi shume here me te zhvilluar se me pare

    Përgjigju
  • Eli: 13/03/2023 12:02

    Transformimi i Tiranes duket nga numri i turisteve qe kane ardhur ne vendin tone

    Përgjigju
    • Son: 13/03/2023 21:59

      Bravo akt1visti, sa pike kape sot?

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim