Kryeministri Rama është i vendosur për të fituar betejën me pandeminë dhe të çojë deri në fund procesin e rindërtimit pavarsisht kritikave të kundërshtarëve se nuk ka marrë vendimet e duhura
Akuzave të Lulzim Bashës, i cili thotë se brenda spitaleve COVID nuk ka kapacitete, duke e akuzuar Ramën për propagandë False, kreu i qeverisë iu përgjigj me një zotim mbrëmjen e së enjtes .
“Ne do ta bëjmë me të gjitha forcat luftën me Armikun e Padukshëm dhe fronti ynë i mbrojtjes në spitalet Covid do të jetë deri në fund, një shembëlltyrë e vendosmërisë, kurajos, profesionalizmit, pa asgjë mangut krahasuar me kushtet spitalore, kurat farmaceutike, shërbimin mjekësor në spitalet Covid të Europës!”
Në prag të 1 vjetorit të tërmetit të 26 nëntorit Rama premtoi se rindërtimi i cdo ndërtese të shkatërruar do të bëhet në kohë rekord.
“Dhe Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda, të cilat mund t'i përballojë e t'i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, sepse ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!”
Përballimi i pandemisë është kthyer në mollë sherri mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës. Më herët gjatë ditës, Rama publikoi pamje nga spitali Covid 2, teksa i kujtoi opozitarëve se nuk i duhen askujt, nëse nuk lënë akuzat e pabaza dhe nuk gjejnë forcën për tu bërë bashkë edhe në këtë situatë pandemie.
BRAVO RAMA....
Përgjigju