Në vitin 2027, Shqipëria do të mirëpresë Samitin e NATO-s, një organizim që do të mbahet për herë të parë në Tiranë, duke shënuar ardhjen e liderëve botërorë në kryeqytet. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama u ndal tek ky samit, por edhe ai Komunitetit Politik Evropian që do mbahet më 16 maj 2025. Sipas Ramës, kjo është një arritje që reflekton respektin dhe vlerësimin ndërkombëtar për Shqipërinë.
“Vitin e ardhshëm, më 16 maj do të mirëpresim Samitin e Komunitetit Politikan Evropian, do të kemi udhëheqësit e 700 milionë banorëve të Evropës, përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi, është shumë e thjeshtë. Shqipëria sot është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit, të gjithë kanë vlerësime që mua më bëjnë krenar, por është frymëzimi për të vazhduar më tutje", u shpreh Rama.
Po ashtu, Rama tha se samiti i NATO në Tiranë do të mbledhë të gjithë liderët që janë pjesë e kësaj aleance, përfshirë edhe presidentin e SHBA, pra Donald Trump. Përgatitjet për këtë samit kanë nisur, duke përfshirë inspektimin e infrastrukturës dhe logjistikës në bashkëpunim me NATO-n. Rama tha se pjesë e këtij samiti do jetë edhe presidenti i SHBA, pra Donlald Trump.
"E pamendueshme, është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027, ne kemi filluar punën, së bashku me NATO-n për një inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë. Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s, është mesazh lidhur me Shqipërinë, lidhur me pozicion tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Ne jemi një vend i vogël. Kemi një peshe modeste, por sot trajtohemi si të barabartë dhe me një respekt që asnjëherë nuk e kemi pasur në historinë tonë Kjo është panoramë e Shqipërisë në sytë e Evropës dhe botës, e cila nuk është një fasadë, por rezultat i jashtëzakonshëm, i një pune të jashtëzakonshme, në të gjitha drejtimet”, vijoi kryeministri.
Lajmi kryesor: