Nga Lezha kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën duke premtuar se do ta bëjë Shqipërinë kampione të turizmit në ballkan, kampione edhe për shoqërinë digjitale dhe në bujqësi.
"Të vazhdojmë të ngjitemi ta çojmë këtë vend në atë majë për të cilën është krijuar ky vend, me një qëllim punën. Ne do ta arrijmë me se sbën, me se s'bën. Shikojeni Lezhën sot Kurbinin Mirditën a ka të krahasuar me 7 vjet më parë por as nuk ka krahasim me atë që duhet të jetë, për të bërë që fëmijët që lindin në këtë zonë të bekuar nesër të jenë krenarë, jo të jenë krenarë thjesht për historinë e lavdishme, heroizmat kulturën, tashëgimninë, për të gjitha këto por edhe për kushtet e kësaj shtëpie.
Do ta bëjmë këtë jo me lekë lekë lekë, por me punë. Në gjithë këto vite ne kemi bërë shumë gjëra por kemi bërë dhe përgatitje të tjera. Ne ndalum për 1 moment ë u bë një vit e pastaj 17 muaj, që na lodhën na stresuan. Por tani që tuneli i pandemisë po mbaron e dielli po shkëlqen, por ta bëjmë diellin e Shqipërisë të mrekullueshëm.
Nuk është një plan me fotografi dhe 3D por është një lan investimet të huaja të brendshme, private dhe publike që do ta çojnë Shqiërinë në një nivel tjetër. Do bëjmë që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në ballkan. Kampione edhe për shoqërinë digjitale. Shqipëria jonë të jetë vendi ku të krijohet punë dhe ku puna të paguhet shumë mirë. Këto sjanë vetëm dëshira por ambicie të vendosura mbi një bazë që kemi ngritur. Shqipëria kampione në ballkan në bujqësi. Sot shqipëria punën dyfishin e tokës së vetë në bujqësi", tha Rama.
Lajmi kryesor: