Ashtu si e kishte paralajmëruar edhe më herët Report Tv, kryeministri Edi Rama dhe homologu i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, janë nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Ka qenë vetë kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë dy fotografi nga aeroporti i Rinasit, teksa ka ngjitur shkallët e avionit së bashku me Abazoviç. Dy kryeministrat shqiptarë do të takohen në Kiev me presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky.

“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, shkruan Rama në Facebook.

Më herët, në një bisedë me Zelenskin, Abazoviç theksoi se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim.

“Ai theksoi se vlerat evropiane të lirisë dhe e drejta për zgjedhjen e dikujt mbrohen sot jashtë kufijve të Bashkimit Evropian dhe se Mali i Zi mbështet plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Rama dhe Abazoviç do të udhëtojnë drejt Polonisë me avion dhe më pas me tren dr3ejt Kievit. Nesër pritet të zhvillohet takimi tre palësh, ndërkohë që do të vizitojnë edhe qytetin e Borodyanka-s. Abazovic tha gjithashtu se shpreson që Ukraina të marrë statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE dhe se Mali i Zi, si lider në procesin e negociatave, është i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme eksperte dhe politike. Gjatë bisedës telefonike të Zelenskit, kryeministri ka informuar për numrin e refugjatëve ukrainas që ka pranuar Mali i Zi dhe ka deklaruar se bëhet fjalë për rreth dy për qind të popullsisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:32
Me ftesë të Zelensky-it, kryeministrat Rama dhe Abazoviç nisen për në Kiev

1655217468_2877700955691315445825116890931720728457922n.jpg

Kryeministri, Edi Rama, është nisur pasditen e sotme për në Kiev. Ai së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi do të vizitojë Ukrainën me ftesë të Presidentit Zelensky.  Lajmin e ka dhënë vetë Rama në Facebook, teksa ka publikuar edhe foton. 

Postimi i kryeministrit Edi Rama