Rama: Doganat, histori suksesi
u arkëtuan 7,9 mld lekë më shumë

TIRANE - Kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar një histori suksesi raportin e gjashtëmujorit Janar-Qershor 2014 të Administratës Doganore, e cila ka arkëtuar 69.295 milionë lekë të reja, me një realizim të plotë të planit ambicioz financiar pas marrëveshjes të Qeverisë Shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka treguar edhe një herë se krahasuar me një vit më parë, janë arkëtuar 7,9 miliard lekë më shumë me një rritje prej 12.9%.

Ashtu siç theksohet edhe në postimin në Facebook të kryeministrit muaji qershor 2014 ka shënuar një rritje të konsiderueshme prej 24.9 %, me një arkëtim prej 13,23 miliard lekë ose 2.6 miliard lekë më shumë se muaji Qershor 2013.

rama fb

Në total theksohet se gjatë gjysmës së parë të vitit 2014 janë arkëtuar gjithsej 69.295 milionë lekë të reja, kundrejt 61.365 milionë lekë të reja të së një njëjtës periudhë të një viti më parë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti