Burime për Report tv bëjnë me dije kryeminsitri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, mbledhje e cila është thirrur nga Presidenti Trump më 19 shkurt.
Kjo është mbledhja e parë konsituuese e këtij Bordi që do të drejtohet nga Presidenti Trump, ndërsa për Shqipërinë pritet formalizimi i marrëveshjes së munguar për t'u bërë pjesë këtij organizmi ndërkombëtar.
Marrëveshja pritej të firmosej në Davos, në prezencë të Presidentit Donald Trump, njëjtë si rasti i Kosovës, por kryeministri Rama tha se zgjodhi të priste në Shqipëri vajzën e Trump.
Udhëtimin në Uashington, Rama e paralamëroi disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit.
Megjithatë, udhëtimi i kryeminsitrit në Uashington nuk është ende i konfimuar zyrtarisht nga zyra e shtypit të Kryeministrisë.
Komente








