Rama - Dule, darkë pune e
akord, gati koalicioni PS-PBDNJ
Kryetari socialist Edi Rama dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule kanë qënë në një darkë pune ku kanë diskutuar në lidhje me situatën politike, koalicionin dhe mundësinë e një aleance parazgjedhore në funksion të fitores së opozitës. Pritet arritja e akordit mes tyre. Në një nga lokalet e ‘Bllokut’, 4 orë bisedë për zgjedhjet (Foto: Rama e Dule)
TIRANE - Nuk rreshtin përpjekjet e kreut të opozitës Edi Rama për të zgjeruar koalicionin opozitar në funksion të rezultatit fitues të zgjedhjeve të 23 qershorit përballë kryeministrit Berisha, që po tenton të marrë një mandat të dytë qeverisës.
Pas koalicionit me LSI, ftesës në mënyrë publike për kreun e AK Kreshnik Spahiu për koalicion parazgjedhor, si dhe ftesës indirekte dhe takimeve me krerët e PDIU, me pak gjasa kjo e fundit, Rama dy netë më parë në një nga lokalet në qendër së Tiranës në zonën e asaj që rëndom quhet “Blloku” ka darkuar me kreun e PBDNJ Vangjel Dule në përpjekje për të arritur një akord për një koalicion parazgjedhor për 23 qershorin, për të maksimalizuar votën, teksa dy partitë kanë qëndruar për katër vite bashkë në opozitë. Mësohet se gjithë biseda në këtë darkë afër 4 orëshe është vërtitur rreth mundësisë së një koalicioni parazgjedhor mes PS dhe PBDNJ për të formuar një front opozitar sa më të madh dhe për të garantuar fitoren e opozitës në këto zgjedhje.
Burimet brenda dy partive saktësojnë se ecuria e takimit dhe e bisedimeve ka qënë pozitive dhe pritet të konkludojë në një akord për koalicion mes PS dhe PBDNJ. Janë hedhur në tavolinë dy variante, ku varianti i parë ka të bëjë me një koalicion parazgjedhor të ngjashëm me atë të 2009, ndërsa varianti i dytë ka të bëjë me një marrëveshje rajonale. Ku PS e mbështet në ato zona ku PBDNJ mendon se ka elektorat dhe mund të marrë deputet, kryesisht në aksin jugor me qendër në Gjirokastër dhe Vlorë, ndërsa “restoja” e PBDNJ për mbështetje i kthehet në të gjitha qarqet e tjera. Një plus në këtë takim për koalicion mes Ramës dhe Dules ka qënë dhe fakti se PBDNJ ka një anëtar në
KQZ dhe në të gjitha nivelet e tjera, që do garantonte shumicën në këto komisione dhe për pasojë do të garantonte dhe votën për opozitën. Mësohet se një ndër problemet e diskutuara ka qënë dhe ftesa që ka bërë Rama për AK e Spahiut, ndërsa është evidentuar fakti se asgjë s’mund të krahasohet me keqqeverisjen e Berishës.
Mësohet se në drejtim të Dules ka pasur e oferta nga PD, jo thjeshtë përmes thirrjeve publike të Berishës por dhe përmes negociimit të drejtëpërdrejtë të bërë nga ana e kryetarit të grupit të PD, Astrit Patozi, i cili në takim me kreun e PBDNJ ka bërë ofertën e tij. Që ka të bëjmë me lënien e hapësira për të marrë më shumë se një deputet e duke kujtuar se PD ka bërë shumë për minoritetin. Berisha s’dëshiron të prishë aleancën me PDIU, që me dy deputetët e saj e mban Berishën deri në zgjedhje në qeverisje. Ndërsa Dule ndaj heziton për koalicionin me Berishën, duke anuar gjithnjë e më shumë nga Rama.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
31.3%
-
Të gabuar
68.8%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 16
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45
-
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
1 Nëntor, 13:17
-
Vota e diasporës/ Regjistrimi në zgjedhje edhe me ID të skaduar! Nano për Report TV: Askush s’mund të regjistrojë dikë tjetër
24 Tetor, 18:12
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ miraton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve
23 Tetor, 19:26