Rama e Basha përplasen për
diplomat shqiptare në Serbi

Rama e Basha përplasen për<br />diplomat shqiptare në Serbi
Kryeministri Edi Rama ka replikuar pas deklaratës së kryetarit të PD, Lulzim Basha nga çadra e protestës në Bulevard, se kreu i qeverisë nuk mbajti premtimin për njohjen e diplomave shqitare në Serbi. 

"Në Preshevë para 3 vjetësh, kryeministri aktual premtoi mbështetjen e shtetit shqiptar, mbështetje për arsimin, njohje të diplomave, ndihmë të drejtpërdrejtë për zhvillimin social dhe ekonomik. Asnjë nga këto nuk janë bërë realitet. Për arsyen e thjeshtë, dhe të vetme, se një Shqipëri jo demokratike, një Shqipëri e korruptuar, një Shqipëri e bërë zap nga krimi nuk mund të kujdeset as për qytetarët e vet, e jo më të përmbushë detyrimet kushtetuese për shqiptarët jashtë kufinjve të Republikës së Shqipërisë", u shpreh Basha. 

Pas kësaj deklarate të kreut të opozitës ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se njohja e diplomave shqiptare në Serbi është kryer prej kohësh. 

"Njohja e diplomave shqiptare në Serbi është kry ka kohë Lulëzim ✌Aman mbaje kufirin e rrenave brenda Shqipërisë se na turpërove botërisht 🙏",
shkruan Rama. 

rama ne fb
(Postimi i Ramës në Facebook)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

E bujshme nga Italia, Fabregas kërkon te Como Luka Modric dhe ish-yllin e Barcelonës

E bujshme nga Italia, Fabregas kërkon te Como Luka Modric dhe ish-yllin e Barcelonës