Rama e Beqaj në Kukës,shërbim i ri
për qytetarët nga urgjenca mjekësore

Rama e Beqaj në Kukës,shërbim i ri<br />për qytetarët nga urgjenca mjekësore
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, si dhe Drejtori i Qendrës Kombëtare Mjekësore Skënder Brataj ishte sot në Kukës, ku u prezantua vendndodhja e re e autoambulancave, të cilat nga mëngjesi në darkë, në shtatë ditë të javës do të jenë aty, për të kursyer të paktën kohën e vajtjes për thirrjet e urgjencës.

Duke nisur nga java e ardhshme 109 mijë banorët e këtij qarku do të shërbehen njëherësh me 6 autoambulanca nga 3 deri më tani, të cilat janë të monitoruara nëpërmjet një sistemi elektronik gjurmimi satelitor (GPS) në çdo moment, duke siguruar gjithashtu, një mbulim më cilësor dhe më efikas të territorit.

Për herë të parë, autoambulancat do të jenë të stacionuara përveç qytetit të Kukësit, edhe në qendra të tjera të Qarkut si Hasi e Tropoja, në mënyrë që një autoambulancë t’u shërbejë 18 mijë banorëve, nga raporti 1 me 36 mijë që ishte më parë.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, u shpreh se qëllimi është të krijohet një urgjencë mjekësore e cila do të jetë efikase në shërbimin e saj ndaj qytetarëve. Ai tha se mbetet ende për të bërë në drejtim të përmirësimit të pajisjeve mjekësore brenda autoambulancave, si dhe përmirësimin e aftësive të personelit mjekësor që shërben aty. “Ne praktikisht këtu arrimë nga tre ambulanca në dispozicion për të gjithë qarkun të kalojmë në 6, të zbresim 1 në 18 mijë.”- u shpreh ai.

Drejtori i qendrës kombëtare mjekësore Skënder Brataj bëri një prezantim të detajuar të situatës së nevojave mjekësore në Kukës dhe të mënyrës së si do të funksionojë shërbimi i ri i urgjencës. Ai bëri të ditur se Kukësi është qarku i 7, i cili do të funksionojë me riorganizimin e ri, ndërsa mbeten edhe 5 qarqe të tjera për të plotësuar 12 të tilla, në të gjithë vendin.

Ai informoi ndër të tjera se në shërbim të urgjencës është vënë edhe një helikopter, si dhe në raste të aksidenteve, apo kur ka fluks të madh të turistëve, një nga autoambulancat mund të spostohet në Morinë.

 Kryeministri Rama u shpreh se reforma në shërbimin e urgjencës në shkallë vendi do t’i japë përfundimisht zgjidhjen një problemi kronik të trashëguar prej vitesh, të mospërgjigjes në kohë dhe me shpejtësi në terren të nevojave mjekësore.

Kryeministri theksoi se rikonceptimi i mënyrës se si sistemi është i organizuar në funksion të shpërndarjes së autoambulancave, jep një pamje tërësisht të re, duke ndryshuar rrënjësisht raportet mes numrit të autoambulancave dhe numrit të qytetarëve në nevojë për shërbim urgjence.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)