Rama e Beqaj tek Sanatoriumi:
Spitali me shërbim të kualifikuar 

Rama e Beqaj tek Sanatoriumi:<br />Spitali me shërbim të kualifikuar 
Kryeministri Rama dhe Ministri i Shëndetësisë kanë vizituar pavionet e spitalit Unversitar Shefqet Ndroqi Në Tiranë. Siç dihet në këtë qendër spitalore nuk trajtohen më vetëm sëmundjet e mushkërive por edhe ato të zemrës apo kirurgjitë e përgjithshme. Për këtë spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni që ka kushtuar 442 milionë lekë. Krahas rikonstruksionit të plotë të infrastrukturës, është bërë edhe pajisja me aparaturat më bashkëkohore për reanimacionin e kardiologjisë, hemodinamikës, të imazherisë, bronkoskopisë, etj. 

“E bëjmë me shumë kënaqësi këtë fotografi familjare me një ekip vërtet mbresëlënës, që ka arritur në një periudhë kohe relativisht të shkurtër të përmbysë një histori të hidhur shumëvjeçare rrënimi të këtij spitali kaq të rëndësishëm dhe jo vetëm kaq, por dhe ta transformojë këtë spital në një shtëpi mikëpritëse, me infrastrukturë bashkëkohore dhe më një shërbim të kualifikuar e të përkushtuar ndaj të gjithë atyre që vijnë këtu për t’u vizituar. Nuk është më Sanatoriumi i dikurshëm, por është një Spital Rajonal që është pasqyra e ambicies sonë për një shëndetësi të rilindur, për një shërbim publik shëndetësor që nuk i lë asgjë mangët punës e që konkurron denjësisht me çdo spital privat në Tiranë.” u shpreh kryeministri Rama. 

“Që nga shtatori vjet, ne ofrojmë këtë shërbim dhe këtu, që na ka ndihmuar shumë për të ulur radhën e pritjes. Me çfarë kemi bërë në QSUT dhe me çfarë kemi bërë dhe këtu, praktikisht, për tre vjet radha e pritjes nga 6 muaj ka ardhur në 30-35 ditë”, u shpreh Beqaj.

Me kthimin në spital të përgjithshëm, numri i pacientëve ka shënuar rritje të ndjeshme. Kjo ka sjellë lehtësimin e fluksit në Qendrën Spitalore 'Nënë Tereza'. Ky transformim është vlerësuar dhe nga pacientët.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj