Rama e ironizoi për videon nga Mar-a-lago, përgjigjet Shehaj: Isha me personalitete afër Trump (por nuk pati takim me Presidentin amerikan)

Rama e ironizoi për videon nga Mar-a-lago, përgjigjet Shehaj: Isha me personalitete afër Trump (por nuk pati takim me Presidentin amerikan)

Rama dhe Shehaj

Kryetari i Partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi një video të ndarë nga Shehaj nga rezidenca e Trump, ku as nuk e takoi presidentin e SHBA, por vizitën e shiti si një mbështetje për reformën në drejtësi.

Shehaj thotë se ka qenë në Mar-a-Lago me ftesë të një senatori amerikan, dhe ka marrë pjesë në një tryezë me senatorë, kongresmenë, por në fakt një takim me Trump mungoi.

“Kam qenë në Mar-a-Lago me ftesë të një senatori amerikan, kam qenë në një tryezë, në një takim me kongresmenë, senatorë, sipërmarrës të rëndësishëm dhe personalitete shumë afër administratës Trump. E vërteta është që ka mbaruar koha e politikanëve shqiptarë banal dhe të korruptuar, që me paratë që i kanë vjedhur qytetarëve, me paratë tuaja kanë blerë takime dhe fotografi në perëndim, për të mbajtur pushtetin e tyre dhe sot për t’i shpëtuar drejtësisë”, shprehet Shehaj.

Sipas kryeministrit, vizita e Shehajt në rezidencën e Trump në Miami ishte njësoj sikur kryeministri të shkonte përpara kullës Trump në Nju Jork dhe të shkrepte foto aty.

“Ej po ky, e patë atë që thoshte “po ju flas nga Mar-a-lago”. Si me shku unë në Trump Toëer në Nju Jork dhe të them “po ju flas nga Trump Toëer, mbështetje e plotë e reformës”. Megjithatë kokëderr i fortë, dhe me të thënë të drejtën për t’u respektuar për faktin që doli vetë atje, sprovë është ajo. Të paktën në kënetë nuk hyri, se për të tjerat pastaj… ajo “ju flas nga Mar-a-lago” ishte e bukur shumë. “Nuk e takova dot të zotin e godinës se ishte i zënë me Agron Gjekmarkajn”, ironizoi kryeministri.

 

Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Dëbime, vjedhje dhe evazion fiskal, kush jane 16 kandidatët me të shkuar të dyshimtë penale! KQZ i dërgon për verifikim në prokurori

Zgjedhjet/ Dëbime, vjedhje dhe evazion fiskal, kush jane 16 kandidatët me të shkuar të dyshimtë penale! KQZ i dërgon për verifikim në prokurori