Rama e përjashtoi, flet për Report TV Gjetan Gjetani: S'jam servil i kryeministrit, mbrojtja qytetarët

Deputeti i Kurbinit në Kuvendin e Shqipërisë, Gjetan Gjetani flet për Report TV pak pasi e përjashtoi kryeministri Edi Rama nga punimet e Asamblesë socialiste.

Gjetani thotë se nuk ka shantazhuar askënd për drejtorin e policisë së Kurbinit, por i ka kërkuar ministrit Fatmir Xhafaj disa herë të ndërhyjë për të vendosur njerëz të aftë. Deputeti tashmë i pavarur thotë se nuk ka ndonjë plan të bashkohet me ndonjë parti opozitare. 

Nuk di të kem shkelur statutin për t’u përjashtuar nga PS-ja. Nëse anëtarët do të përjashtoheshin se flasin për problemet në zonën e tyre, atëherë nuk do të kishte mbetur njëri. Le të më gjejë një fakt kryeministri që unë kam kërkuar që të emërohen njerëzit e mi. Unë kam kërkuar që në Komisariatin e Kurbinit të emërohen njerëz me integritet. Nuk jam aspak aty për t’u bërë servil i kryeministrit apo edhe i ministrit të Brendshëm. Jam në parlament për të ngritur problemet që ka zona e Kurbinit. Të gjithë hallexhijtë arrestohen dhe shkojnë para drejtësisë, ndërsa njerëz që Rama mund t’i ketë dhënë privilegje në pushtet nuk preken nga forcat e policië. Kjo praktikë ka vite që ndiqet në Kurbin. Unë kam shërbyer si punonjës policie në Kurbin për 4 vite aty kanë ardhur njerëzit më të paaftë.

Gjetan Gjetani

I pyetur mbi rrugëtimin e tij politik, dhe nëse tani do t'i bashkohet grupit të PD-së apo LSI-së, Gjetani shprehet se për momentin nuk mund të japë një përgjigje të saktë.

Sa i përket rrugëtimit tim politik për momentin nuk jam në gjendje të jap një përgjigje të saktë.

Gjetan Gjetani

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laciani: 08/09/2018 12:19

    Mehill fufi ket leck e ben te rri me nje kemb..

    Përgjigju
  • populli: 08/09/2018 00:22

    mos fol shum se do te bejn telef fisi Fufi

    Përgjigju
  • Kurbinas: 07/09/2018 23:56

    Djali i djalit Pjeter Ndue Bibes. Popullin Kurbinas e ke me vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë