Rama e shkarkoi nga posti i Ministrit të Brendshëm, Çuçi: Kam shërbyer me integritet dhe përgjegjësi detyrën e vështirë! Suksese Taulantit në sfidën e re për të vijuar reformën

Rama e shkarkoi nga posti i Ministrit të Brendshëm, Çuçi: Kam shërbyer me integritet dhe përgjegjësi detyrën e vështirë! Suksese Taulantit në sfidën e re për të vijuar reformën

1687279062_cuci.jpg

Bledi Çuçi ka reaguar për vendimin e Ramës që ta shkarkojë nga posti i Ministrit të Brendshëm duke thënë se ka shërbyer me integritet dhe ka adresuar shumë sfida. 

"Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm.

Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik,  emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor. 

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues. Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit", shkroi Çuçi.


Lajmi kryesor:

Dhuna e fisit Rraja në Krujë, Rama shkarkon Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm, postin do e marrë Taulant Balla! A do e marrë Spiropali postin e kryetares së grupit të PS?


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut