Kryeministri Edi Rama deklaron se modeli i drejtimit të Bashkisë së Tiranës do të shtrihet pas zgjedhjeve të ardhshme vendore edhe në bashkitë e tjera. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, për rikandidimin e Veliajt për një tjetër mandat, Rama tha do jenë forumet drejtuese të PS që do vendosin për Tiranën dhe 60 bashkitë e tjera në gjithë vendin.
Unë jam një socialist serioz edhe bëhet fjalë jo për të kandiduar Erion Veliajn, bëhet fjalë për të kandiduar 61 kryetarët e ardhshëm të bashkive dhe në respekt të një procesi që është i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë nuk mund të bëhet asnjë përjashtim.
Do të pritet dita kur do vendoset kush do të jetë për katër vitet e ardhshme kryetari apo kryetarja jonë e bashkisë në të 61 bashkitë e Republikës. Dhe ne duam që qershorin e ardhshëm të marrim përsipër të qeverisim po kaq mirë sa Tiranën dhe qytete e tjera dhe disa qytete që fatkeqësisht vuajnë keqqeverisjen e kryebashkiakëve, të atyre që sot janë në opozitë”.Edi Rama, Kryeministër