Rama 'marrëveshje' me Gjoshën: Do kërkoj arrestimin e Ballës, nëse e sheh në filmimet e Komisariatit

Rama 'marrëveshje' me Gjoshën: Do kërkoj arrestimin e Ballës, nëse e sheh në filmimet e Komisariatit

Edi Rama

Gjatë mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit, kryeministri i vendit Edi Rama ka komentuar edhe ngjarjen ku oficeri Emiljano Nuhu ka deklaruar se Taulant Balla e ka kërcënuar me armë në Komisariatin e Krujës.

Ngjarjen, Rama e ka lidhur me letrën e djeshme që disa deputetë të opozitës i kanë dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të cilit i kërkuan largimin e Taulant Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me motivacionin se ai shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet.

Ti mund t’i drejtohesh policisë për të parë materialet. Nëse gjen Taulantin, unë do të votoj bashkë me ty, jo vetëm për ta hequr Taulantin nga drejtimi por për ta arrestuar. Të jap fjalën publikisht.

Edi Rama, kryeministër

Fjala e plotë e Ramës: 

Dua t’i drejtohem njërës nga firmëtaret e letrës së opozitës ndaj Ruçit. E kam pasur edhe ministre Integrimi për të cilën kam qëndrimet më të mira.

E dashur Klajda, qetësohu! Taulanti është ai që ka qënë kur bashkëpunonit bashkë. Ai nuk e ka bërë kurrë atë gjë që e ka shqetësuar aq shumë Monikën, dhe për pasojë dhe ty.  Pamjet e saj nate  materialet filmike të komisariatit të Krujës janë në Prokurori. Ti mund t’i drejtohesh policsë për të parë materialet. Nëse gjen Taulantin, unë do të votoj bashkë me ty, jo vetëm për ta hequr Taulantin nga drejtimi por për ta arrestuar. Të jap fjalën publikisht. Por ama ti po nuk gjete Taulantin besoj që do ta shkruash besoj një letër ndjese Parlamentit Europian, pavarësisht se Monika do të të thojë: Klajda mos e bëj!


Lajmi kryesor:

Rama fajëson opozitën për tritolin në banesën e Xhisielës: Ja çfarë qëllimesh kanë


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?