I pyetur nëse PS mund të fitojë edhe pa LSI Rama u përgjigj: Sigurisht që ne do fitojmë pa LSI. LSI nuk kushtëzon fitoren tonë, po kthimi në identitet i LSI do i jepte fund një anomalie. Lidhur me një koalicion me FRD, Rama tha se për këtë vendos Bamir Topi.
Rama cilësoi të papranueshme dhe të paligjshme kërkesën e KQZ-së për ndarjen e mandateve nga parlamenti.
Rama premtoi transparencë në dhëniet e koncesioneve, privatizimin dhe pronat. Lidhur me sistemin universitar kreu i PS-së tha se Futja e sistemit të akreditimit të universiteteve do të krijojë kushtet për rilindjen e universitetit në Shqipëri. I pyetur a do të rrisë rrogat Rama tha se “e do të rrisë fuqinë blerëse të shtresës së mesme dhe të varfër.”
I pyetur a do të dalin në gjyq ata që dhanë urdhrin për vrasjet e 21 janarit, Rama u pëgjigj: 21 janari nuk do të mbyllet kurrë pa u bërë drejtesi.
BASHKEBISEDIMI I PLOTE NE TWITTER
Pyetje: Si e gjykoni kerkesen e KQZ qe ndarjen e mandateve ta beje parlamenti?
Rama: E paligjshme dhe e papranueshme.
Pyetje: Zoti Edi Rama, kam 1 pyetje:A MUNDET PARTIA SOCIALISTE TE FITOJ PA LSI?
Edi Rama: Sigurisht qe ne do fitojme pa LSI. LSI nuk kushtezon fitoren tone, po kthimi ne identitet i LSI do i jepte fund nje anomalie.
Pyetje A do te jetë Bamir Topi në Koalicion ne zgjedhjet e ardhshme ?
Rama: Pyesni Bamir Topin
Pyetje: Nuk e kuptoj per cfar te duhen ata hajdutet e lsi me te gjithe te tjeret bej kolicion me ata jo.
Rama: Ne jemi te gatshem te bejme koalicion me cdo force qe ne qershor do te kerkoje ndryshimin.
Pyetje: A do paraqiteni në fushatën zgjedhore me një ekip të ashtuquajtur “Qeveria Hije”
Rama: Ne Shqiperi ka mbiprodhim hijesh, s'kemi pse shtojme:-)
Pyetje A ekziston mundesia e ndo nje bashkepunimi te mundshem me LSI?
Rama: Vetem nese LSI braktis kete koalicion te deshtuar qe po rrenon Shqiperine dhe i jep fund rolit te paterices se Saliut!
Pyetje: Kur te vini ne pushtet a do ta rishikoni ligjin e stazhit dhe provimit te shtetit, per profesionet e rregulluara?
Rama: Do te jete me shperblim.
Pyejte: Te harxhosh para per te hedhur nje vote qe vidhet me duket si non sense!!!
Rama: Me fal por gabohesh, eshte e kunderta. Duke ardhur sjell nje garanci me shume kunder vjedhjes. Sa me shume vota!
Pyetje: Dhenia e nenshtetesise kujtdo ne Kosove, etj do ju conte ne humbjen e sigurte te PS. C'masa keni marre?
Rama: Nenshtetesia shqiptare per te gjithe s'mund te jete nje afere elektorale
Pyetje: A duhet te kemi besim qe do hiqni taksen e biznesit e vogel?
Rama: Ne 2014 asnje biznes i vogel s'do e paguaje me kete takse.
Pyetje: Si e shikoni perspektiven e zhvillimit te turizmit ne qytetin e Durresit? (qyteti im)
Rama: Jam i bindur se do bej per qytetet e medha ne 4 vjet sa c'nuk eshte bere ne 20 vjet.
Pyetje Rama a keni ju dhe partia jua nje plan konkret,per ta nxjerre Shqiperin nga ky kolaps ekonomik qe ka rene?
Rama: Ne do e rimekembim ekonomine me nje motiv tjeter:PER NJE RILINDJE SHQIPTARE
Pyetje: Z. Rama a keni ju dhe partia jua nje plan konkret,per ta nxjerre Shqiperin nga ky kolaps ekonomik qe ka rene?
Rama: Kolapsi eshte rezultat i nje qeverisjeje qe ka vetem nje motiv: PER PARA!
Pyetje: Zoti Rama me ju kryeminister a do kene mundesi emigrantet te votojne ne 2015 osé 2017?
Rama: Ne e kemi ne program voten e emigranteve.
Pyetje: 20 vjet qe bejme gjygje me shoferin e SALIUT ,se na ka zene token she nuk po i marim dot.
Rama: Nuk e ka fajin shoferi i Saliut po i zoti i makines.
Pyetje: po me moratoriumin per skafet c'do te behet zoti Rama
Rama: S'do kete asnje lloj pengese per mjetet lundruese.
Pyetje: Ju jeni nje artist dhe si i tille e dini cfare rolesh nuk duhet te luani apo jo?
Rama: Une jam artist vizual s'jam aktor. Di te organizoj nje hapesire dhe t'i vendos masat e ngjyrat ne rolet e tyre.
Pyetje: Kur te vini ju z.Rama ne pushtet do i trajtoni te gjithe ushtaraket njelloj per statusin
Rama: Te gjithe ushtaraket do te trajtohen njelloj.
Pyetje: A do krijoni nje ligj per pensionistet qe te dalin me shpejt se 60 vjec(grate) dhe 65 vjec(burrat)?
Rama: Kjo eshte praktikisht e pamundur dhe e panevojshme per shqiptaret
Pyetje: Po shofim qe sporti po degradohet dita dites. Keni ndonje platform ndonje program per kete ceshtje?
Rama: I jam mirenjohes Fidel Yllit per drejtimin e shkelqyer te punes per kete program. Programi yne per sportin eshte i pari program qe nje parti ka pasur per sportin pas renies se komunizmit.
Pyetje: Do te hetonit te gjitha keto korrupsione qe ka bere kjo qeveri dhe vecanerisht shtetasin Sali Lulzim Basha?
Rama: Ne demokraci qeveria nuk ben hetime po transparence. Ne do bejme transparence mbi pronat, koncesionet, privatizimet.
Pyetje: Kur te vini ne pushtet a do ta rishikoni ligjin e stazhit dhe provimit te shtetit, per profesionet e rregulluara?
Rama: Do te jete me shperblim
Pyetje: A ka nje program PS per emigrantet dhe si mund te votojne edhe ata?
Rama: Ne qershor duhet te beje nje rruge me makine apo avion per te rilindur vendin e vet
Pyetje: Si mund te zgjidhet kryetar i partise nje person qe aktualisht nuk jeton ne kete?
Rama: Njesoj si te zgjidhet kryefamiljar nje person qe nuk eshte anetar i familjes
Pyetje: A do ti rriktheni dhe shfrytezoni ne te miren e Vendit & Turizmit Trashegimnine Tone te Lashte qe po shkaterohet?
Rama: Eshte nje pasuri e pacmueshme dhe nje burim i pacmueshem te ardhurash ne kendveshtrimin tim
Pyetje: Po me moratoriumin per skafet c'do te behet zoti Rama
Rama: S'do kete asnje lloj pengese per mjetet lundruese
Pyetje: Ju jeni nje artist dhe si i tille e dini cfare rolesh nuk duhet te luani apo jo?
Rama: Une jam artist vizual s'jam aktor. Di te organizoj nje hapesire dhe t'i vendos masat e ngjyrat ne rolet e tyre.
Pyetje: Z.Rama a do te punoni si ne mandatin e pare te bashkise?
Rama: Ende me shume sepse kam nje mal me eksperience qe nuk e kisha nderkohe qe pasioni ka mbetur i pandryshuar
Pyetje: A do te kene nje kenge fushate?
Rama: Nje kenge patjeter po jo po ai kengetar))
Pyetje: A do vini njerez te besueshem ne qeveri apo do jene pd-ista qe kthehen ne ps-ista sa here tu interesoj.
Rama: Nuk i vleresoj njerezit nga teserat e partive po nga vlerat e aftesite qe kane.
Pyetje:Ne qeveri qe jane sot te korruptuar . ju cfare do beni kur te vine ne qeveri?
Rama: Lufta me korrupsionin ne Shqiperi eshte si lufta me kancerin.
Pyetje: A keni menduar ndonjehere se ne mes te ketij prostitucioni politik do te triumfoje ndershmeria e Juaj?
Rama: S'eshte ceshtje personi eshte ceshtje sistemi.Te njejtet njerez ne mjedise e kushte te ndryshme sillen ndryshe.
Pyetje: Si mund te integrohet "truri" larg Shqiperise dhe a do kete ndonje incentiv per ato qe kthehen?
Rama: Cdo shqiptari te shkolluar e me eksperience pozitive pune do t'i japim nje mundesi t'i sherbeje vendit me programin tone.
Pyetje: A ju trembin pak prononcimet patriotike te z.Berisha ne kete kohe ku shqiptaret jane te ndjeshem ndaj ceshtjes kombetare
Rama: Prononcimet patriotike jane atdhedashuri kurse shkulmat nacionaliste sic thote nje fjale e mencur jane maskarallek
Pyetje: Zoteri a do kete fushate te ashper si dikur me sepate ne dore.....?
Rama: Sepata qe te kujtohet s'ishte per fushate! Thone qe me ka humbur po e kane gabim, pas qershorit mbase do duhet
Pyetje: Nese fitoni ne zgjedhjet e ardhshme a do te vazhdoje miti i pandeshkueshmerise se politikaneve?
Rama: Do ta luftoj kete mit ne cdo rast dhe vazhdimisht.
Pyetje: A do ta kesh sh te veshtir per ti ndryshuar gjerat pas ketij llumi qe po te le Berisha?
Rama: Asnje ndryshim s'eshte i lehte, kjo do te jete nje rilindje e veshtire por Shqiperia do te ndjehet shume me mire pastaj.
Pyetje: Sa lexova nje pik te programit juaj "rendi publik". Si mendoni ti ndryshoni policite e Shqiperis?
Rama: Mbi bazen e konkurences eksperiences dhe merites
Pyetje: Doja tju pyesja nese ne programin tuaj politik perfshihet ndryshimi i ketij sistemi universitar ?
Rama: Futja e sistemit te akreditimit te universiteteve do te krijoje kushtet per rilindjen e universitetit ne Shqiperi.
Pyetje: Si do menaxhohet ceshtja e prones dhe a mund te aprovoni nje ligj?
Rama: Do hapim nje faze te re marredheniesh mes qeverise e pronareve ende te patrajtuar apo te keqtrajtuar
Pyetje: Si do menaxhohet lufta ndaj korrupsionit ne menyre propagandistike apo ne menyre efektive elektronike?
Rama: Duke ndertuar nje sistem me mekanizma vetekontrolli ku padyshim hyn edhe futja e teknologjise se larte
Pyetje: Dhenia e nenshtetesise kujtdo ne Kosove, etj do ju conte ne humbjen e sigurte te PS. C'masa keni marre?
Rama: po nje strategji afatgjate e koordinuar edhe me partneret nderkombetare.
Pyetje: Dhenia e nenshtetesise kujtdo ne Kosove, etj do ju conte ne humbjen e sigurte te PS. C'masa keni marre?
Rama: Nenshtetesia shqiptare per te gjithe s'mund te jete nje afere elektorale,
Pyetje: Ne kurrikulat shkollore per maturantet eshte hequr lenda e fizikes dhe kimise. C'mendoni?
Rama: Mendoj qe edhe kater vjet me Saliun dhe s'do kemi mesues fizike e kimie per vite me radhe ne te ardhmen e afert
Pyetje: Ministri i drejtesise thote - Do hapim burgje private.A ju duket e logjikshme?
Rama: Pse nuk i kane private tani?
Pyetje: po ju a do na i rrisni rrogat?
Rama: Ne do te rrisim fuqine blerese te shtreses se mesme dhe te varfer.
Pyetje: CDO BEHET ME PUNONJESIT QE U PUSHUAN VETEM PER BINDJET E TYRE TE MAJTA PYET EDI RAMEN?
Rama: Cdo njeri i afte dhe me nje vendim gjykate qe eshte pushuar padrejtesisht do kthehet ne pune.
Pyetje: A duhet te kemi besim qe do hiqni taksen e biznesit e vogel?
Rama: Taksen e biznesit te vogel do ta heqim ne 100 ditet e para te qeverisjes.
Pyetje: Z.Rama disa nga keyetaret e ps ne rrethe thone qe e kemi te lehte fitore a eshte kjo e vertet kjo ?
Rama: Kush e thote kete s'ka kuptuar ende qe nuk do te quhej fitore po te qe pune e lehte!As Reali s'e mund dot Vaqarrin pa vrapuar
Pyetje: Shohim qe krimi brenda familjes ka kapluar gjith vendin. C'masa do te merrni?
Rama: Eshte shokuese qe 72% e shqiptareve e konsiderojne gjendjen e pasigurise e te kriminalitetit te keqe dhe shume te keqe!
Pyetje: Pse nuk i voton 3 ligjet qe kan te bejn per te miren e vendit ton?
Rama: Kush beson se "3 ligje" e ndajne Shqiperine nga Europa ka rene viktime e doktorit te gabuar
Pyetje: A keni potencialin te shkaterroni korrupsionin dhe parazitizmin shqiptar duke krijuar vlera te reja?
Rama: Nuk premtoj qe Shqiperia do behet fushe me lule, por qe cdo fushe ku mund te mbije fara do te ujitet
Pyetje: Shq po rrit breza injorante, mesues analfabete,mjek kasape etj. Keni nje plan per rimekembjen/rivlersimin e dijes?
Rama: Injoranca eshte sot nje e keqe qe po e sulmon egersisht organizmin tone social
Pyetje: A dota dergoni sali turkoshakun te mesoj c'eshte te jesh emigrante ekonomik dhe iharruar nga shteti jot
Rama: Kete nuk ta premtoj dot, po te premtoj qe do t'i japim mundesine te shohe se si mund te rilinde Shqiperia qe rrenoi.
Pyetje: Keni ngritur, apo do ngrini 1 komision hetimor ta cuar kryeministrin ne banken e te akuzuarve?
Rama: Ne kemi vene ne banken e te akuzuarve politiken falimentuese te Saliut dhe do ndertojme nje qeveri qe te qeverise me drejtesi
Pyetje: Ca plani ka partia Solcialiste per kthimin e pronave dhe legalizimin e ndertimeve pa leje?
Rama: Ndertimtarine pa leje do ta penalizojme pa asnje tolerance.
Pyetje: Zoti EDI RAMA.DUA TE PYES PER 21 janarin A DO TE DALIN NE GJYQ ATA QE DHANE URDHRIN PER VRASJET?
Rama: 21 janari nuk do te mbyllet kurre pa u bere drejtesi.
(sg/shqiptarja.com)