Baza detare e NATO-s në Porto Romano, Rama: Të procedohet sa më shpejt, gati ta bashkëfinancojmë! Aleanca të shtojë forcat në kufirin Kosovë-Serbi

SHKUPKryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërkon përshpejtimin e procedurave për ngritjen sa më parë të bazës detare të NATO-s në Porto Romano. 

Në  konferencë e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Kryeministrit të Republikës së Malit të Zi, dhe Kryeministrit të Republikës së Sllovenisë Rama theksoi se Shqipëria është gati të bashkëfinancojë në këtë projekt. 

Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt. Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën e strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.

Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024, objektivin e financimit të Mbrojtjes me 2% siç është struar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare. Do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për rritjen e kapaciteteve dhe shtimin e efiçencës së forcave tona të armatosura.

Kryeministri Edi Rama theksoi dhe nevojën që NATO të garantojë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë pasi faktikisht tha ai është jashtë kontrollit dhe në shërbim të trafikut të armëve, drogës.

“Theksova domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës e Serbisë që faktikisht është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të trafikut të armëve, drogës, e aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist që shkakton devijime të rënda si devijimi  në Banjskë. 

Sot në Shkup u mbajt takimi i liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
'Absurde që Kosova pengohet në NATO' Rama kërkon përshpejtimin e integrimit të Kosovës

 

Në konferencën për median që u mbajt pas takimit të liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.Kryeministri Edi Rama theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së kufirit Kosovë- Serbi nga NATO pasi e konsideron burim i shumë të këqijave.

“NATO duhet të jetë më e pranishme në Kosovë dhe e angazhuar me më shumë trupa për të siguruar kufirin mes Serbisë e Kosovës që është burim i shumë të këqijave nga i cili penetrojnë individë, grupe e forca që synojnë të destabilizojnë Kosovën” 

E vetmja rrugë për të zgjidhur problemet mes Kosovës e Serbisë është rruga e dialogut të ndërmjetësuar nga BE beson Rama, dhe propozon që formatin e ardhshëm të këtij takimi të zhvillohet me praninë e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të NATO-s por kanë marrëveshje partneriteti. 

“Kjo është e rëndësishme. Nuk duhet harruar se paqja që kemi në këtë rajon është jashtëzakonisht e çmuar” nënvizon Rama 

Më tej ai thekson se Kosova duhet të ndihmohet të përshpejtojë integrimin e saj në NATO.

“Është absurd që Kosova të pengohet në këtë proces”  tha Rama. 

Ora 12:25
'Kufiri mes Kosovës e Serbisë jashtë kontrollit në shërbim të trafikut të armëve dhe drogës' Rama: NATO të shtojë trupat! E domosdoshme

 

Në konferencën për median në Shkup Kryeministri Edi Rama theksoi dhe nevojën që NATO të garantojë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë pasi faktikisht është jashtë kontrollit dhe në shërbim të trafikut të armëve, drogës.

“Theksova domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës e Serbisë që faktikisht është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të trafikut të armëve, drogës, e aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist që shkakton devijime të rënda si devijimi  në Banjskë. 

Rama tha më tej se sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës nuk duhet të konsiderohet sporadik por paralajmërim. 

 

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toki: 23/11/2023 05:55

    Urgjent baza se ndryshe nuk nisim dot me portin e don Lazes. Cfare plehre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja