Rama ironizoi thirrjet e opozitës kundër Belinda Ballukut dhe qëndrimin pro arrestimit të saj nga SPAK. Ndër të tjera ai përmendi dhe reagimin e disa organizatave që morën në mbrojtje deputetin e PD Gazment Bardhin ndaj gjuhës së përdorur nga deputetja e PS Zegjine Caushi.
“E shumëpritura orë e hakmarrjes së madhe a atij që e çoi partinë demokratike për jufka në Dibër dhe e asfaltoi në Fier me gjithë Gazin e Zegjinesë, burri i parë në historinë e Evropës që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje nga një vajzë. Mëshirë Zegjine”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut! Rama: Jo trysni ndaj drejtësisë, nuk e shpall të pafajshme! SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni (VIDEO)












