Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar sërish kërkesën e gjyqtarëve lidhur me çështjen e rritjes së pagave.
Gjatë një komunikimi live kreu i qevrisë nënvizoi se Shoqata e Gjyqtarëve ka kërkuar rritje pagash edhe për gjyqtarët, të cilët janë larguar nga sistemi i drejtësisë përmes procesit të vettingut, për shkak të pasurive të pajustifikuara.
“Ne kemi vendosur në 2016 një rritje të jashtëzakonshme pagash, si shprehje e vullnetit dhe mesazhit të asaj reforme, që ja dhe një sakfricë të taksapaguesve, që ju jeni të drejtë, të pavarur, të paanshëm. Por ama, nga vendimi i 2016 te krijimi i mundësive për të pasur atë fond pagash, duhet kohë. Kur kemi kaluar atë paketë, nuk ishte kjo Shqipëri. Sot është një Shqipëri tjetër. Si mund të jetë kjo me çelës magjik. Ju vazhdoni edhe me një gjë tjetër, habitem si e diskutoni akoma. Ju keni shkuar në Gjykatën Kushtetuese, për t'iu rritur pagat atyre që i ka hequr vettingu, për t’i kërkuar taksapagesve shqiptarë, për të paguar paga më të larta, për ata që i hoqi vettingu, se kishin pasuri të pajustifkuara, për të korruptuarit dhe gjakpirësit e popullit shqiptar, meritonin rritje pagash, njësoj si ata që kaluan vettingun. Ju duhet të jeni të parët që duhet të shqetësoheni për barazinë para ligjit", deklaroi Rama.
Lajmi kryesor:
'Doni të ndërhyni në ligj', Rama u përgjigjet gjyqtarëve për rritjen e pagave: Regjistrohuni si parti politike, sulmuat publikisht qeverinë











