Rama: Gjyshin tim e çuan për t’u bërë
intelektual, u bë shofer i mbretit Zog

Rama: Gjyshin tim e çuan për t’u bërë<br />intelektual, u bë shofer i mbretit Zog
Gjatë një vizite në Prezë në një familje, kryeministri Edi Rama ka treguar historinë e gjyshit të tij.
 
Rama tha se stërgjyshi i tij e kishte çuar për studime në Itali, por ai me lekët bleu një makinë, ndërsa përfundoi shofer i mbretit.
 
Kam pas gjyshin shofer, e çoi i ati në Itali, stërgjyshi jonë, për t’u bërë intelektual, por ai gjithë lekët që i kishte dhënë baba për një vit, i mori dhe bleu makinë, e jetonte në Durrës.
 
E thirri kryebashkiaku më pas dhe i tha ;Si mund të kesh ti makinë më të mirë se unë? E mori dhe u bë shoferi i tij.
 
Më pas kur shkoi në festën e 28 nëntorit që organizoi Mbreti Ahmet në Tiranë. Aty e pa mbreti
kryebashkiakun dhe e pyeti se: “Ç’ne ti me këtë makinë kaq të bukur”, e ky i tha “E ka shoferi im”.
 
Më pas gjyshi u bë shoferi i Lartmadhnisë
” tha Rama.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari