Rama hap Festivalin e  Librit, njeri
prej çmimeve - "Ardian Klosi"

Rama hap Festivalin e  Librit, njeri<br />prej çmimeve - "Ardian Klosi"
TIRANE - Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit. Kjo ditë e ka origjinën në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku personit që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. Zanafilla e saj është 15 nëntori i vitit 1995.

Edhe Qeveria shqiptare është përfshirë në organizimin e disa aktiviteteve të rëndësishme me rastin e kësaj dite, një prej të cilëve “Festivali i Librit dhe i artit”.

Kryeministri Rama e ka konsideruar këtë festival si "një ngjarje të madhe kulturore, që do të hapë siparin sot në mjediset e Muzeut Kombëtar; një aktivitet me përmasa të mëdha që përfshin dy fusha tejet të rëndësishme të kulturës: artet pamore dhe botimet shqiptare, i cili do të zgjasë 4 ditë, deri më 27 prill 2014." Rama u ka kërkuar kështu "art dhe libërdashësve" të mos e humbasin mundësinë për të marrë pjesë në të.

Interesant është fakti se Festivali do të japë dy çmime, njeri prej të cilëve është çmimi "Ardian Klosi".


PROGRAMI I FESTIVALIT TE PARE TE LIBRIT DH ARTIT PAMOR NE TIRANE

Ministria e Kulturës ka bërë tb ditur sot se pikërisht sot, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, do të ngrejë siparin,  “Festivali i Librit dhe i Artit” në mjediset e Muzeut Kombëtar, një aktivitet me përmasa të mëdha që përfshin dy fusha tejet të rëndësishme të kulturës: artet pamore dhe botimet shqiptare. Ai do të zgjasë 4 ditë, deri më 27 prill 2014.

Ky aktivitet organizohet nga Shoqëria e Librit Shqip, që nisi të ekzistojë dy vjet më parë, nën drejtimin e të ndjerit e të mirënjohurit Ardian Klosi, me pjesëmarrjen e disa prej botuesve më seriozë shqiptarë.

Më shumë se 45 botues do të paraqiten në këtë festival me librat e tyre, autorët e promovimet.

Pjesa e arteve pamore, e pagëzuar me emrin artistik "Pamur", do të kurohet nga profesor Vladimir Myrtezaj. Tema e arteve pamore është “Një galeri, një autor”. Të gjithë korentet artistike në vendin tonë dhe Kosovë do të kenë mundësi të shfaqen në Tiranë. Janë parashikuar gjithashtu disa njolla të tjera artistike në aktivitet që do të gjejnë vend brenda hapësirave ku do të zhvillohet ngjarja, si p.sh grupe muzikore të rinjsh liceistë, apo një festival i poezisë.

Ky festival do të gjenerojë dy çmime: 
1.    Autori i vitit do të nderohet me çmimin "Ardian Klosi"
2.    Puna më e mirë në artet pamore do të nderohet me çmimin "Danish Jukniu"

HISTORIKU I DTES NDERKOMBETARE TE LIBRIT

Dita ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë. Kjo datë lidh edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është përzgjedhur në vitin 1995 nga Asambleja e përgjithshme e UNESCO me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Suksesi i librit dhe i të drejtës autoriale varet kryesisht në mbështetjen që duhet marrë nga të gjitha palët e interesuara ku hyjnë autorët e librit, botuesit, mësuesit, bibliotekistët, institucionet publike dhe private, OJQ-të dhe mediat, të cilat mobilizohen në çdo vend.

Duke qenë një nga mjetet më të vjetra të komunikimit dhe shpërndarjes, jo vetëm libri që ka ndikim shpirtërore, arsimore dhe kulturore, por ai përfshin edhe aspektet ligjore ekonomike të tregtisë botuese./Kosovapress/

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj