TIRANE - Të gjitha institucionet shtetërore dhe sektorët privatë që kanë abuzuar për vite të tëra duke mos i siguruar punonjësit e tyre, edhe pse kontributet i merreshin nga paga, do të përballen me drejtësinë. Paralajmërimi erdhi nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të mbajtur në kryeministri ku shpërndau librezat e para të pensionit social për disa të moshuar, nga 5 mijë që përitojnë. Kreu i qeverise tha se në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është ngritur grupi i punës për të kallëzuar në Prokurori 1600 institucionet shteterore e private, dhe shprehu besimin se hetimit do t'i shkohet deri ne fund per te zbuluar te gjitha nivelet e grabitjes. 

Por përveç operacionit për të venë para përgjegjësisë ligjore abuzuesit, kreu i qeverisë premtoi se gjithë ata qytetarë që janë vjedhur ndër vite, qeveria do të bëjë gjithçka që kontributet tu kthehen. 

Kryeministri edhe njëherë kritikoi qëndrimin e opozitës duke sqaruar se me hyrjen e skemës së re të pensioneve në Janar 2015, nuk ka asnjë rritje të moshës së pensioneve dhe efektet e kësaj reforme mjaft të rëndësishme do të fillojnë të ndihen nga viti 2030. Fjala e kryeministrit Edi Rama, në takimin për skemën e re të pensioneve në vend‏

Hiqet tavani për pensionet, 5 mijë persona përfitojnë nga sociali

Rama: Veme para drejtesise institucionet qe abuzuan me kontributet
"Ne nuk do t’i ndahemi as atyre që kanë abuzuar, dhe ministria ka ngritur grupin për të depozituar pranë prokurorisë të gjitha të dhënat dhe pastaj prokuroria duhet dhe besoj do ta bëjë, të hetojë në të gjitha nivelet natyrat e kësaj grabitjeje. I bëj thirrje të gjithë sipërmarrësve që janë të listuar dhe që sot vazhdojnë të paguajnë punonjës në të zezë dhe rezultojnë debitorë me miliona e miliona dollarë në skemën e pensioneve të vrapojnë të paguajnë borxhet që u kanë punonjësve të tyre që kanë detyrimin të japin rrogën dhe ti sigurojnë pensionin, të cilit nuk i kanë skllevër. Nuk do të tërhiqemi nga asnjë front beteje, duke i garantuar se edhe kjo çështje më shpejt se vonë do të sistemohet. Janë mbi 100 milionë dollarë, një shumë që i afrohet dhe pse nuk e arrin, shumës tjetër të përvitshme që njerëzit e ndershëm, ata që gjithmonë kanë paguar energjinë elektrike”, tha Rama.

Kjo sipas kryeministrit Edi Rama është një krim ekonomik si pasojë e keqqeverisjes ndër vite të të djathtëve. 

“Punonjësit e siguruar me ligj po jo me Maliq ktheheshin në punonjës në të zezë, dhe merreshin të tjerë në punë nga shteti, mbaheshin në të zezë dhe kujtonin se paguheshin kontributet për pensionet e tyre. Ky është një krim ekonomik ashtu siç është edhe një batërdi keqqeverisëse, sepse natyra e kësaj grabitjeje të skemës është e shumëfishtë. Jo në të gjitha rastet është bërë për qëllime elektorale apo korruptive, edhe kur është bërë për verbërinë dhe paturpësinë e një qeverie dhe të një shteti që nuk respekton ligjet e veta, si me institucionet e ushtrisë", u shpreh kryeministri Rama.